Do tr*nditet vendi, paralajmëron Alimehmeti: OSBE ka prova shumë të forta, ja cdo ndodhe me zgjedhjet!

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti, është shprehur se OSBE ka prova të forta për deformimin e vullnetit të qytetarëve nga qeveria e Edi Ramës në zgjedhjet e 11 majit.

Komentet Alimehmeti i bëri gjatë një interviste në ‘Ditari’ me gazetarin Andi Nuraj në A2 CNN, ku tha se gjuha e përdorur nga OSBE për të komentuar zgjedhjet e 11 majit, ishte shumë më e ashpër se herët e tjera.

Ai tha gjithashtu se OSBE ka folur për përdorim të administratës, për intimidim të votuesve, për pagesa dhe për përdorim të krimit të organizuar nga PS për të fituar zgjedhjet e 11 majit.

“Unë besoj se është e qartë se çfarë ka qenë edhe në raportin e OSBE-ODIHR. Unë besoj se është e qartë edhe në sytë e kujt ka vëzhguar dhe ka qenë pjesë e procesit.

Vetë fakti ku njerëzit kanë frikë të duken me një kandidat, imagjimoni se ku është intimidimi në popullatë. OSBE-ODIHR ka një shprehje të qartë në deklaratën që bën, ku thotë ‘kemi dëshmuar…’. Kjo do të thotë që o kanë prova, ose kanë qenë të pranishëm dhe i kanë parë vetë.

Është shumë më e fortë dhe nuk është një shprehje që ata përdorin zakonisht. Pra jemi shumë të qartë që ata flasin për përdorim të administratës, për intimidim, për pagesa, për përdorim të atyre që ne i quajmë banda apo krim të organizuar”, tha mes të tjerash Alimehmeti, shkruan A2 CNN.

Paralajmëron OSBE-ODIHR pas zgjedhjeve: Ky vend nuk do futet në BE kështu siç është sot