Opozita humbi zgjedhjet, Ilir Vrenozi mban “premtimin”: Mbush buken me ‘m*t’ dhe e ha (Video)

Teksa procesi i numërimit të votave është drejt përfundimit dhe Partia Socialiste po konsolidon avantazhin e saj për të siguruar mandatin e katërt qeverisës, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë gjerësisht një video ironike dhe e shpotitëse nga demokrati i njohur korçar, Ilir Vrenozi.

Në një postim të bërë pasditen e sotme, Vrenozi, i cili njihet për daljet e tij publike në protesta dhe qëndrimet e forta ndaj qeverisë Rama, thotë se po “mbaron premtimin” e dhënë pak kohë më parë në rast se opozita do të humbiste zgjedhjet.

“Do ha m** deri në 2029, sikur kam bërë deri tani,” – kishte deklaruar ai publikisht gjatë një proteste të Partisë Demokratike disa javë para zgjedhjeve.

Në videon e shpërndarë sot, ai shfaqet duke ngrënë një petull me çokokrem, duke i dhënë një interpretim simbolik e ironik “premtimit” të tij.

“E di ai i gjati çfarë po ha. I thashë unë çfarë do ha, dhe unë e mbaj fjalë, pas datës 11. Bërë ç’është e mundur që të haja m** unë o i gjatë. Bir bir, oi oi oi,” – thotë Vrenozi me një gjuhë sarkastike që ka tërhequr qindra komente në rrjete sociale.

Reagimi i tij, ndonëse me nota humori dhe vetëironie, përfaqëson zhgënjimin e thellë që ndiejnë shumë mbështetës të opozitës, të cilët prisnin një rezultat më të mirë ose ndryshim real në skenën politike pas zgjedhjeve të 11 majit.

Videoja është bërë virale në rrjet, sidomos në TikTok dhe Facebook, duke u shpërndarë si një shenjë e zhgënjimit kolektiv të demokratëve, por edhe si një manifestim i tipik i stilit popullor e sarkastik të komunikimit politik në Shqipëri.