Alba Pollozhani ka bërë një deklaratë të papritur në “Ferma VIP”.
Ajo ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga formati, duke habitur jo vetëm publikun, por edhe banorët e tjerë të fermës.
Kjo deklaratë vjen menjëherë pas transmetimit të një klipi ku Lim Hoti dhe Nenna u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dukshëm një ndikim emocional tek Alba.
Kujtojmë se ajo ka shprehur më parë simpati për Limin, me të cilin edhe kreu marrëdhënie, ndaj ky zhvillim i ri duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen e saj emocionale.
“Nuk kam pse të rri këtu, kur nuk ndihem mirë me atë që kisha,” u shpreh ajo mes lotësh, duke lënë të kuptohet se ndjenja e zhgënjimit nuk lidhej vetëm me Limin, por me atmosferën e përgjithshme në fermë.
“Kam disa parime që nuk mund ti shmang në jetë, nuk ka lidhje vetëm me Limin, por ka të bëjë me energjinë brenda shtëpisë, energjia me njëri-tjetrin shpesh herë mund të na lidh, por ata bllokojnë çdo lloj energjie reale për shkak të protagonizmit. Nuk jam e lumtur me të gjitha intrigat dhe skemat vetëm për shkak të protagonizmit”.