Kandidatja më e re e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit duket se është surprizë në këto zgjedhje parlamentare të 11 majit pasi me votë preferenciale me 150 kutitë e para të votimit të cilat janë numëruar deri më tani renditet ndër më të preferuarat me votë preferenciale.
Por kush është Zegjine Çaushi dhe pse e ka fokusuar fushatën e saj të drejtuesi politik i qarkut të Fierit për PD zoti Gazmend Bardhi? Do e njohim në këtë intervistë të saj të parë duke qenë se ka qëndruar larg mediave gjatë fushatës elektorale.
Zegjine Çaushi: Kam zgjedhur të përdor rrjetet e mia sociale për tu përgjigjur Gazmend Bardhit sepse ka qenë ai personi i parë që mua më është drejtuar me anë të rrjeteve sociale dhe të njëjtën përgjigje duhet të jepja dhe unë po në rrjetet sociale.
– Pse zgjodhe atë qasje ?
Meriton atë përgjigje që unë i bëra,nuk meritonte diçka tjetër serioze.
-Po akuzat që ai ka ngritur ndaj jush?
Akuza ndaj meje nuk janë absolutisht të vërteta unë nuk kam qenë kurrë zyrtare e lartë në bashkinë e roskovecit,ime më thjesht ka bërë një aplikim në bashkinë e roskovecit si gjithë bizneset e tjera të zonës dhe doli përfituese e këtij subgranti por ska lidhje absolutisht nuk kanë ndodhur gjatë kohës që unë kam qenë në detyrë.
-Çfarë shkollimi ka bërë zeqineja?
Jam 26 vjeçe, vij nga një fshati vogël Vloshi në njësinë e Jujanit të bashkisë së Roskovecit,kam studiuar në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera, kam mbaruar me medalje të artë dhe jam licensuar për avokate.
-Si ju duket ky rezultat ,kishit pritshmëri dhe besoni të ishit deputete në parlament e shqipërisë ?
Nga gjithë ajo fushatë që unë bëra në rrjete sociale mora një mbështetje shumë të madhe të qytetarëve të gjithë qarkut të fierit, më dhanë kurajo që unë ta vazhdoja ktë sfidë me sukses dhe ja ku dola unë sot kryesojë listën e femrave në qarkun e Fierit.
-Si e nise…kur tu propozua të ishe pjesë e listës së partisë socialiste për qarkun e fierit?
Në fillimet e nisa me pak ndrojtje dhe nuk besoja që do arrijë këto rezultate që unë kam momentalisht.Pika kyç që unë të arrijë në këto rezultate ishte Gazmend bardhi.Ai ndoshta e nisi që unë të ulesha në një farë mënyre por thjesht më dha forcë dhe këmbëngulje që unë të arrij të rezultate që kanë sot.
-Ke ndjerë ndonjëherë dëshirën për të tërhequr pas sulmeve që mund të kesh marrë qoftë në rrjete sociale komentet që mund të jenë bërë të gjithë ata që janë të pakënaqur me mënyrën sesi ti ke zgjedhur ta bësh fushatën tënde?
Absolutisht jo unë komentet i kam marrë me sportivitetin më të madh, nuk e kam vrarë mendjen fare, e kam vazhduar me forcën dhe këmbënguljen që mua më karakterizon…një vajzë
e guximshme që i bëri ballë kësaj fushate në qarkun e fierit.
-Me gjasë do jesh pjesë e parlamentit të paktën nga votat që janë deri më tani,çfarë do të sillte Zegjineja në kuvendin e shqipërisë, do të vazhdoni me Gazmend Bardhin?
Jo në kuvendin shqipërisë Zegjineja do vij një natyrë krejt tjetër,do vij ajo juristja e shkëlqyer që do të bëj për vendin e vet edhe për të rinjtë e bashkisë roskovecit dhe gjithë qarkut fierit.
-Ke pasur përballje me Gazmend bardhin fizike flas?
Absolutisht jo mendoja që do vinte ktu në procesin e numërimit por me atë rezultat që mori në qarkun e fierit jo më nëpër Kzaz e fierit nuk është bërë gjallë po as nëpër rrjete sociale nuk e dimë se ku ka humbur.