Një ngjarje shokuse ka ndodhur së fundmi ku një shqiptar pasi dhunoi fizikisht gruan e tij tentoi ta mbyste duke i zënë grykët.
Pas kësaj thuhet se burri me mendimin se partnerja e tij ndërroi jetë e mbështolli me një tapetë dhe e morri zvarrë deri në ballkonin e shtëpisë.
Ngjarja shokuse mësohet të ketë ndodhur në shtëpinë e çiftit në Megliadino San Fidenzio (Padova) në një moment kur çifti kishin qenë vetëm në shtëpi.
Kur djali i tyre 22-vjeçar mbërriti në shtëpi, i ati i tha se gruaja kishte vdekur dhe se do të hidhej nga tarraca për t’i dhënë fund jetës së tij.
Për rrjedhojë fqinjët telefonuan menjëherë ambulancën dhe policinë.
Pavarësisht tmerrit që përjetoi, gruaja mësohet se i shpëtoi plagëve dhe u dërgua në spital në Schiavonia, ndërsa i shoqi, një 55-vjeçar shqiptar, u arrestua me akuzën e tentativës së vrasjes.
Dhuna fizike dhe psikologjike për vite më radhë
Gruaja në fjalë mësohet se ishte dhunuar dhe kërcënuar për vite me radhë nga bashkëshorti i saj.
Ditën e sulmit të fundit në shtëpinë e çiftit, pasi ambulanca kishte shkuar në banesë dhe kishte zbuluar se ajo ishte gjallë thuhet se shqiptari tentoi ta dhunonte sërish duke bërtitur se ajo ia kishte shkatërruar jetën.
Hetuesit zbuluan se gruaja ishte dhunuar dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj për shumë vitesh.
Madje gushtin e 2024 thuhet se ajo përfundoi në spital me disa lëndime dhe hetuesit zbuluan se burri e poshtëronte vazhdimisht, duke përdorur dhunë dhe kërcënime.
Sulmi i fundit dyshohet se ndodhi për shkak të refuzimit të saj për të kryer marrëdhënie s*ksuale me të.