Kandidati i koalicionit madhështor të PD-së, Lefter Maliqi i ka bërë thirrje elektoralit të tij që mos dorëzohet pavarësisht rezultatit katastrofë që pësoi opozita e drejtuar nga Sali Berisha.
I dëshpëruar që nuk fitoi mamdatin e deputetit në Berat, Maliqi thekson se demokratët i presin sfida të reja por zotohet se “zgjedhjet do të përsëriten”.
“Kurajo, mos u dorëzoni, numëroni çdo votë që na ka lënë pa blerë narkoshteti! Jam krenar për ju banorë të Kuçovës dhe Beratit! Mirënjohje për fitore spektakolare në 6 Qëndrat e Votimit në vendlindje ne Lapardha dhe në 4 Qendrat e Votimit në origjinën time në Lagjen “11 Janari”, në Kuçovë! Si edhe në qytetin e Kuçovës, në Qereshnik, Goriçan, Bardhaj dhe në disa Qendra ne Skrapar, Kozare e Perondi. Mirënjohje! Mirënjohje! Ne nuk dorëzohemi! Këto ishin zgjedhje të blera, të manipuluara. Mbetem njeri prej jush. Forca! Kemi beteja të tjera përpara! Zgjedhjet do përsëriten së bashku do fitojmë Bashkinë Kuçovë, Dimal, Skrapar dhe Berat!”, shkruan Maliqi.