Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, dy prej figurave më të komentuara të “Ferma VIP”, kanë ndezur rrjetin pas një postimi të fundit në Instagram.
Alba ka publikuar një foto ku shihet me Lim-in, shoqëruar me mbishkrimin: “Loyalty over Love” (Besnikëria mbi dashurinë), duke i etiketuar edhe njëri-tjetrin.
Ky postim vjen menjëherë pas përfundimit të aventurës së tyre në reality show, ku marrëdhënia mes tyre dukej e afërt por jo e qartë.
Ky postim, vjen pas lajmit ekskluziv të Iconstyle, ku sipas burimeve tona, largimi i tyre nga reality show erdhi pas dyshimeve se Alba mund të ishte në pritje të ëmbël.
“Ferma VIP” ka ngjallur shumë pikëpyetje. Fillimisht, Alba u largua nga programi natën e mbrëmshme, duke i uruar publikisht fitoren partnerit të saj, Limit.
Por vetëm disa orë më vonë, produksioni njoftoi papritur edhe largimin e Lim Hotit.
Derisa nuk ishte bërë e ditur ndonjë arsye zyrtare për vendimin e tyre të përbashkët, u krijua përshtypja se Limi nuk dëshironte të vazhdonte pjesëmarrjen pa praninë e Albës. Megjithatë, burime ekskluzive për Iconstyle kanë zbuluar të tjera të dhëna nga një spital privat në Tiranë. Thuhet se Albës i janë bërë analizat e gjakut për shtatzëni pak para largimit nga spektakli, dhe dyshohet se ajo mund të jetë në pritje të një fëmije.
Nëse ky dyshim vërtetohet, mund të jetë pikërisht shtatzënia arsyeja e largimit të befasishëm të çiftit nga formati.
Deri tani, as produksioni dhe as vetë Alba e Limi nuk kanë dhënë ndonjë reagim apo sqarim publik mbi situatën. /Prive By Liberta Spahiu