Dh*mbje e madhe! Humb jetën mjeku i madh shqiptar, ishte në krye të detyrës kur…

Një lajm i trishtë është mësuar ditën e sotme për bluzat e bardha. Është ndarë nga jeta pediatri i njohur tropojan Bashkim Nezaj.

Largimi i mjekut nga kjo jetë ndodhi teksa ai ishte në krye të detyrës kur papritmas dha frymën e fundit duke iu shërbyer fëmijëve.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga miqtë dhe kolegët e Nezajt të cilët reaguan nëpër rrjet.

Në lidhje me këtë ngjarje të trishtë ka reaguar edhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë tereza” në Tiranë, që e cilësoi një dhimbje të thellë humbjen e doktor Nezajt

Reagimi i Qendrës Spitalore “Nënë tereza” për lajmin e hidhur:

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Bashkim Nezaj.

Një profesionist i përkushtuar, një njeri i qetë dhe i dashur, një mjek që ia kushtoi jetën dhe zemrën shërbimit ndaj fëmijëve. Për më shumë se 20 vite, Dr. Bashkimi ka qenë pranë çdo vogëlushi që ka kaluar pragun e shërbimit të Pediatrisë, duke u bërë shembull i përkushtimit, humanizmit dhe profesionalizmit të rrallë.

Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin e të punonin me të. Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një figurë e dashur dhe e respektuar, që la gjurmë të thella në QSUNT dhe në zemrat e pacientëve të vegjël.

Në emër të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. Prehu në paqe, doktor Bashkimi. Kontributi yt nuk do të harrohet kurrë”.