Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në qytetin e Vlorës, ku një 43-vjeçare qëlloi me thikë babain e saj pas një konflikti në familje.
Burimet policore bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në banesën ku autorja jetonte bashku me prindërit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., banuese në Vlorë, e cila dyshohet se gjatë debatit ka goditur me mjet prerës të atin, shtetasin K. Gj., 74 vjeç”, njofton policia.
Për rrjedhojë të ngjarjes i moshuari është nisur menjëherë në spital. Fatmirësisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.