Edi Rama spastrohet nga “gadra e vjetër”/ Nga Majko e Kodheli, kush jane 19 deputetët që mbetën pa mandat!

Ja deputetët aktualë që kanë rezultuar humbës në zgjedhje…

Kryeministri Edi Rama duket se ka përdorur sistemin e listës së hapur për të realizuar një spastrim të heshtur politik brenda Partisë Socialiste.

Me një strategji të qartë dhe të mirëmenduar, shumë prej figurave të vjetra dhe me mandate të gjata parlamentare u lanë në mëshirën e votës preferenciale, një bast që shumica prej tyre e humbën.

Në Tiranë, Pandeli Majko, një prej emrave simbolikë të PS-së dhe ish-kryeministër, nuk arriti të sigurojë mandatin, me vetëm 3,600 vota preferenciale. Mimi Kodheli dhe Ermonela Felaj, gjithashtu me karrierë të gjatë parlamentare, morën pak vota, duke mbetur jashtë legjislaturës së re. Po ashtu Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve, me vetëm 2,639 vota, është një tjetër emër i spostuar nga skena parlamentare.

Lista e të “spastruarve” përfshin edhe Etilda Gjonajn (4,406), Toni Gogun (2,458), Plarent Ndrecën (4,017), Arben Pëllumbin (1,535), Etjen Xhafajn (796) e deri te Luan Duzha, Dasantila Tahiraj, Florenc Spaho, Nustret Avdulla, dhe Enslemvera Zake, të gjithë me rezultate që nuk i siguruan një vend në Kuvend.

Ende në garë për mandat janë Olta Xhaçka, me 5,046 vota, e cila përballet me Blerina Gjylamentin, dhe Ornaldo Rakipi, me 7,761 vota, që garon kokë më kokë me Xhemal Qefalian në Tiranë.

Por duhet theksuar se ende nuk ka nisur numërimi i votës preferenciale nga diaspora dhe në disa zona mund të kemi ndryshime. Por duke parë shifrat, rezultati mund të ndryshojë tek tuk, pasi ata që kanë siguruar mandatin kanë rezultat shumë të thellë.

Deputetët që mbeten jashtë deri më tani

1.      Ornaldo Rakipi, 7761 vota (në garë me Xhemal Qefalinë)

2.      Olta Xhaçka 5046, (në garë me Blerina Gjylamentin)

3.      Etilda Gjonaj, 4406 vota

4.      Plarent Ndreca,  4017 vota

5.      Pandeli Majko, 3600 vota

6.      Ermonela Felaj (Valikaj), 3380 vota

7.      Mimi Kodheli, 3380 vota

8.      Klotilda Bushka, 2639 vota

9.      Toni Gogu, 2458 vota

10.  Arben Pëllumbi, 1535 vota

11.  Etjen Xhafaj, 796 vota

12.  Ilir Ndraxhi, 6393 vota

13.  Alban Xhelili, 1347 vota

14.  Luan Duzha, 3404 vota

15.  Dasantila Tahiraj, 2997 vota

16.  Florenc Spaho, 2785 vota

17.  Nustret Avdulla, 1736 vota

18.  Enslemvera Zake, 6239 vota

19.  Edona Bilali, 8815 vota