EKSKLUZIVE/ Kush eshte Grupi i ri parlamentar brenda PS që fitoi në heshtje qe do t’i trondisë themelet Ramës

Zgjedhjet janë drejt mbylljes zyrtare dhe brenda Partisë Socialiste duket se po ndodhin zhvillime të rëndësishme që po mbahen të fshehta nga opinioni publik. Burime të sigurta konfirmojnë se zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës,

Belinda Balluku, ka krijuar një grup të vogël, por me ndikim të konsiderueshëm parlamentar, duke përqendruar fuqinë e saj në listën e Fierit dhe duke përfshirë disa deputetë që më parë janë zgjedhur në Tiranë.

Sipas burimeve, kjo lëvizje shihet si një sfidë e heshtur ndaj Edi Ramës, i cili është i vetëdijshëm për ambiciet e Ballukut, por ka zgjedhur të mos reagojë publikisht.

Ajo që është më shqetësuese për lidershipin aktual është se Balluku po shfrytëzon numrat e mandateve që kontrollon, për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë, jo vetëm mbi Ramën, por veçanërisht ndaj kolegëve të saj në qeveri dhe në grupin parlamentar.