Dor*zohem! Deputeti i PD jep lajmin e h*dhur per demokratet pas disfates: Kemi vendosur te

andidati i PD-së në listën e mbyllur të Fierit, Luan Baçi, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 11 majit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai u kërkon ndjesë demokratëve që votuan për PD-në, pasi sipas tij, puna nuk u bë si duhet.

“Mirënjohje, respekt dhe falënderim, me gjithë zemër, qindra mijëra demokratëve të thjeshtë, që nuk u tërhoqën kurrë, që nuk ndaluan asnjëherë së kontribuari, nuk kërkuan asgjë, asnjëherë, në këmbim të punës së tyre vetëmohuese! Falënderim dhe mirënjohje, Haki dhe Haxhi, drejtues të Hamilit, NJ.V. Dërmenas, Fier. Faleminderit dhe mirënjohje çdo drejtuesi të të gjitha niveleve, çdo anëtari dhe mbështetësi të Partisë Demokratike Fier! Shumë ndjesë, të dashur demokratë, që nuk mundëm të ngrihemi në nivelin e punës dhe performancës tuaj dhe ta bëjmë detyrën ashtu si edhe ju!”, shkruan Baçi.

Luan Baçi ishte pjesë e listës së mbyllur të Partisë Demokratike në Fier dhe ka arritur të sigurojë mandatin e tij, pasi renditej i treti, teksa “PD- ASHM” fitoi në këtë qark 4 mandate.