Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin për të shprehur falenderimet për qytetarët, që i besuan një mandat të katërt Partisë Socialiste. Në sheshin “Skënderbej”, Rama shprehur falenderime për bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
“Falënderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë që unë vazhdoj të mos arrij ta mund dot, por shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit, Linda Ramën, mamanë e paepur të Zahos, nënën kryelartë të Reas dhe shoqen besnike të Gregut.
Linda është shtylla që i mban të katërt këndet e këtij tavani, shumë faleminderit grua. Besoj se unë flas edhe në emrin tënd, duke falënderuar Zahon, i cili na rri ngjitur si bateri me energji diellore”, theksoi ai.
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin për të shprehur falenderimet për qytetarët, që i besuan një mandat të katërt Partisë Socialiste. Në sheshin “Skënderbej”, Rama kujtoi dhe prindërit e tij, të cilët, iu përmendën edhe në këtë fushatë, nga kundërshtarët politikë.
“Nuk di sesi t’i falenderoj sa, dhe si duhet. Edhe këtë herë, njësoj si herën e shkuar, ime më, Aneta nuk më ndoqi, por duke qenë se edhe këtë herë, të dy u tërhoqen nga vareri në fushatë, dua t’u them të ma bëjnë hallall, po na shohin dhe janë krenar për mua dhe janë krenar për Shqipërinë që po ndërtojmë”, theksoi ai.