Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Shqipëria Live”, deputeti socialist Erion Braçe, sqaroi gjestin e bërë në fjalimin përmbyllës të mbajtur nga Olta Xhaçka.
Për momentin kur Xhaçka mbante fjalimin dhe Braçe bënte mimika të cilat bënë xhiron e rrjetit, socilisti u shpreh se u bezdis nga kamera dhe jo nga premtimi i koleges së tij e cila po shprehej: E duam Shqipërinë si gjithë Europa.
“Më erdhi kamera dhe nuk e doja. Nuk e doja fare vëmendje. Nuk u bezdisa nga fjalia ‘e duam Shqipërinë si gjithë Europa’. E kisha me vëmendjen, nuk e doja. Kisha marrë vëmendje gjatë gjithë fushatës, nuk më duhej atë ditë. Me Oltën kam folur vetëm dje, kishte një shqetësim me një procesverbal” tha Braçe.
Kujtojmë se në këto zgjedhje parlamentare, Braçe siguroi një tjetër mandat deputeti.