Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar së fundmi se kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është vënë nën akuzë nga SPAK që para zgjedhjeve, por SPAK e ka fshehur këtë lajm. Hoxha në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Hoxha u shpreh se SPAK në këtë mënyrë ka vendosur që ti bëjë një tjetër nder Edi Ramës, duke i fshehur lajmin e akuzës së Benet Becit.
Ai shtoi se Task Force dhe të gjithë ketë ingranazhet e këtij vendi, punuan në një drejtim sipas motos së tyre. Hoxha theksoi se kjo është një nga arsyet se përse kanë dalë këto rezultate nga zgjedhjet e 11 majit.
“Nën akuzë dhe i është komunikuar akuza dhe nuk e di pse nuk ka dalë lajmi, pse nuk e kanë bërë publike SPAK, për kryebashkiakun e Shkodrës. Nuk është bërë publike, ne pamë atje vetëm kryeministrin që i tha atij të Vaut të Dejës: Kristian mos luaj me dy porta.
Unë di që i është komunikuar akuzë para zgjedhjeve, por nuk është bërë publike, pse? E dinë ata. Ne pamë vetëm atë të Vaut të Dejës, që është propozim i PSD, por i votuar nga socialistët, kur i tha; Kristian mos luaj me dy porta, dhe i vajti SPAK te dera shtëpisë.
Çfarë pamë ne nga e gjithë kjo histori, nga e gjithë kjo Task Force, të gjithë ketë ingranazhet e këtij vendi, punuan në një drejtim, atë të duhurin, sipas motos së tyre. Dhe prandaj ne sot kemi këtë rezultat, që ka defektet më të mëdha,” tha Hoxha.
Gazetarja Klodiana Lala, duke bërë një pasqyrë të ndikimit të krimit në zgjedhje, deklaroi se rasti i deputetes së PS që pritet të dali me rekord votash në Elbasan, Sara Mila, është i çuditshëm, pasi një person i panjohur është renditur e para me një numër të lartë votash.
E ftuar në Të Paekspozuarit, Lala bëri thirrje se i takon SPAK të provojë nëse Mila ka sponsorë nga krimi i organizuar, konkretisht nga grupi i Suel Çelës.
Lala: Kuptuar që patronazhimi është skemë perfekte e ndërtuar nga mazhoranca socialiste, që ka mundësuar një numër të lartë madatesh, ka krijuar frikë për të votuar subjekte të tjera. Qytetarët kur i pyet për kë votuat, jashtë kameras e tregojnë, por kishin frikë se mos zbulohej se ku dërgonin votën.
Shqipëria është zbrazur, pjesa dërrmuese është administratë, u është kërkuar të sjellin vota të fotografuara nga diaspora.
Krimi ka patur ndikim e vet. Në Elbasan, Sara Mila është një zonjë pa asnjë kontribut publik, por rezulton gruaja më e votuar në qarkun e Elbasanit. Si ka mundësi një grua që nuk njihej nga 90% e qytetarëve?
Po të flasësh me qytetarë në Elbasan apo Librazhd, ata të tregojnë dhe të thonë, jo vetëm mua si gazetare, por edhe të BIRN, ku qytetarët orientoheshin për të votuar këtë zonjë. Fakti që nuk kishte kontribut publik dhe rezulton më e votuara, kjo ngre dyshime që krimi i organizuar ka ndikuar. Dyshohet se ka patur ndikim grupi i Suel Çelës, këtë mbetet ta provojë SPAK.
Mbyllet numërimi i diasporës përveç Greqisë, PS në Vlorë mori një deputet nga vota e emigrantëve
Zonja mund të dalë të japë reagimin e vet. Po të bisedosh me qytetarët, ishin orientuar drejt kësaj zonje. Ka me kontribut shumë të çmuar brenda PS, që nuk kanë marrë vota.
Të shkosh në Durrës, e dinim Arkend Ballën dhe Anri Dyrmishin se cfarë rezultati do të kishin.