Gruaja e Elvis Nacit milioner e s*lmoi! Hati i kthen pergjigjen e ashper qe i mb*ll gojen

E njohur si një nga tiktokeret më të ndjekura dhe më të komentuara në Shqipëri,

Hatixhe Brika, e njohur ndryshe si “Hati”, ka qenë së fundmi e ftuar në podcastin “The Dalina Show”, ku për herë të parë foli hapur për jetën personale dhe përballjen me kritikat.

Në një bisedë të sinqertë me Dalina Buzin, Hati konfirmoi ndarjen nga partneri i saj, Jashari, një lajm që kishte qarkulluar prej kohësh në rrjetet sociale. Por më shumë se kaq, ajo vendosi të flasë për presionin publik dhe paragjykimet që ka përjetuar si vajzë me shami në një profil të lartë publik.

“Ka pasur emisione dhe njerëz pafund që më kanë kritikuar, që duan të më sulmojnë dhe të më bëjnë të ndihem keq. Por unë jam një tip që nuk e çaj kokën. Kur jam në rregull me veten time, nuk më shqetëson askush,” tha ajo.

Gjatë podcastit, u diskutua edhe deklarata e Fatma Naçit, e cila kohë më parë u ftua në një emision në Top Channel ku, sipas shumë vëzhguesve, iu bë presion për të sulmuar jetën luksoze të Hatixhes dhe praninë e saj aktive në rrjetet sociale, nën argumentin se feja islame nuk e lejon këtë.

Por Fatma zgjodhi të mos bjerë në kurthin e provokimeve, duke mbrojtur qëndrimin se ajo që bën Hati nuk është në kundërshtim me fenë.

Këto përplasje mediatike nuk e kanë lëkundur aspak influenceren, e cila theksoi se qëndrimi i saj ndaj jetës, fesë dhe vetvetes është i qartë dhe i pandryshueshëm.

“Të tjerët le të thonë çfarë të duan, mua nuk ma prishin dot zemrën,” u shpreh ajo.

Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, ishte e ftuar sot në panelin e ‘Goca dhe Gra’.

Ndër të tjera, Fatma u pyet nga moderatorët për vajzat besimtare me shami, të cilat reklamojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, siç është rasti i Hatit që tashmë e njohin të gjithë në Tiktok.

Fatma tha se në fenë Islame nuk është e ndaluar të shijosh mirësinë e kësaj bote, ndërsa tha se nuk e lejon as feja e as edukata të paragjykojë personin në fjalë.

-Ç’qëndrim ke në lidhje me vajzat që përdorin rrjetet sociale, veçanërisht rastin Hati, vajzat me shami që e përdorin për të reklamuar jetën e luksit.

Fatma Naçi: Në parim në fenë Islame nuk është e ndaluar të shijosh mirësitë e kësaj bote dhe botës tjetër thotë Zoti. Zoti nuk i ka bërë të ndaluara, por mënyra sesi kërkon të jesh e famshme, kjo nuk është modeli më i mirë për mendimin tim. Nuk kam të drejtë ta paragjykoj, nuk ma lejon as feja as edukata.

-A është mburrja një mëkat në Islam?

Fatma Naçi: Nuk mund të paragjykoj një njëri, mendoj se po e bën për marketing. Jam një ndjekëse e keqe e rrjeteve sociale, vajzat më kanë thënë çfarë mendon ti dhe aty e kam marrë vesh.

Top Channel