“Skenarët” e erreta ne PD! Kush jane dy deputetet qe do të “s*krifikohen” që Ilir Meta të futet në Kuvend?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ardhur së fundmi me një njoftim ku dhe ka bërë me dije se janë numëruar dhe vlerësuar për subjektet zgjedhore 145.441 fletë votimi nga 194.889 totali i tyre, që përbën 74% të totalit të votave nga jashtë.

Konkretisht ka përfunduar vlerësimi dhe numërimi i votave në qarqet: Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Berat, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Lezhë , Fier dhe Tiranë, ndërkohë që po vijon numërimi i zarfeve të fundit në qarkun e Korçës.

E në një kohë kur numërimi është duke u finalizuar dhe humbja e të djathtëve në këto zgjedhje sa ka ardhur dhe është thelluar, “skenarë” të ndryshme janë duke qarkulluar sa i përket ulëseve në Kuvend te Koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, pjesë e të cilët është dhe Partia e Lirisë e Ilir Metës.

Në qarkun e Tiranës Berisha arriti të siguronte vetëm 13 mandate, ku mundi që vetëm njërin prej kandidatëve të listave të hapura të merrte me vete në Parlament. “Lufta” ishte e egër mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmeti, një figurë ky i fundit i cili e ka treguar si në Primare, por dhe në këto zgjedhjet e 11 Majit që është një personazh i dashur për demokratët.

Por, mesa duket Alimehmeti nuk mundi të kalonte Tabakun, e cila arriti që të grumbullonte më tepër vota nga doktori demokrat dhe si rrjedhojë ajo ka siguruar vendin e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Sakaq, mee 7560 vota, në vendin e tretë qëndron presidenti i burgosur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndërkohë nëpër korridoret e selisë blu, por dhe të Partisë së Lirisë po qarkullojnë “thashetheme” mbi mënyrën se si ish-presidenti të bëhet pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Thuhet se dy kandidatë të listave të sigurta në qarkun e Tiranës do të japin dorëheqjen me qëllim që Alimehmeti dhe Meta të sigurojnë mandatin e tyre të deputetit. Por, kush do të jenë këta që do të “vetësakrifikohen”? Ende nuk dihet me siguri, ndonëse lart e poshtë po qarkullojnë disa emra, të cilët deri në një konfirmim zyrtar do të mbeten “sekret”.

*Vlen të theksohet se këto “skenarë” janë në kuadër të burimeve jo zyrtare dhe deri në një konfirmim ngelen thjesht “hipoteza”!