Fituesi i “Big Brother VIP 4”, ka folur për jetën e tij pas përfundimit të programit.
Gjesti u shpreh në “Goca dhe Gra” se si ka vijuar marrëdhënia e tij me Eglin, vajzën që pati një romancë brenda shtëpisë.
Ai u shpreh se i ka lënë pas të gjitha hatërmbetjet e debateve që ka pasur gjatë programit që ka thyer rekorde shikueshmërie.
“Ka bashkëpunime, por nuk do zbuloj gjë. Ka këngë të kushtuara dashurisë, i dedikohen dikujt. Kënga “Halite” është e kaluara ime. Nuk ka arsye pse të mos e këndoj, por ka atë kuptim. 98 % kam qenë real aty brenda në BBV. Të tjera kanë qenë të gjitha reale, sjelljet dhe ndjenjat.
Më mungon koha me Eglin, jashtë e kemi një marrëdhënie, me rënësi është. Kemi qenë të ngarkuar ajo me karrierën e saj, unë me karrierën time. I kënaqur jam ditën kur e kam njohur. Me Valbonën kam folur, me të tjerët kam folur pak. Kam qenë shumë i ngarkuar, shumë e vështirë të kthehem në jetën reale.
Ne i kemi thënë gjëra njëri-tjetrin, por BBV ka përfunduar, janë mbyllur edhe hatërmbetjet. Ata që më kanë sulmuar brenda, e kam mbyllur me ta. Më ka befasuar Laerti, nuk e kam ditur që ka qenë ashtu. Nga rrugëtimi në BBV Kosova nuk do kisha lënë askënd të më shkelë me këmbë. Në BBV Albania çdo gjë ka shkuar shumë mirë”, u shpreh Gjesti.
Jozefin Marku ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku u rrëfye pas incidentit me Gjestin gjatë ‘prime’ të Big Brother Albania Vip 4.
Ai u shpreh se ishte një shpërthim emocional dhe i pa paramenduar.
Këngëtari rrëfeu dhe ndjesinë që përjetoi teksa u shoqërua nga policia, ku tha se nuk donte të shoqërohej me pranga.
Pjesë nga intervista:
Egla Ceno: E kisha planifikuar apo ishte moment spontan?
Jozefin Marku: Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut, ishte një shpërthim emocionesh, moment aspak i paramenduar.
Egla Ceno: Çfarë të shtyu?
Jozefin Marku: Ka një limit çdo gjë. Për mua loja mbaroi. Meritoja të dilja thjeshtë si njeri. Të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo me u mundu sa më nxjerr sa më keq. Duke më prekur atje ku nuk e meritoj, ishte një shpërthim emocionesh.
Mesazhi im është që.. deri në atë moment kam duruar shumë. Kam qenë njeriu që kam duruar më shumë. Në shtëpinë e BBV ka shumë kamera, dhe patjetër ishte një provokim.
Egla Ceno: Të duket vetja më burrë tani?
Jozefin Marku: Është një veprim që nuk më bën krenar dhe ndjej keqardhje për këdo që është ndjerë keq në këtë situatë.
Egla Ceno: Çfarë tha familja?
Jozefin Marku: E kanë përjetuar shumë keq, në mënyrën më të keqe. ‘Çfarë të shtyu?’. E kanë përjetuar keq.
Egla Ceno: Nuk ishe shoqëruar më para nga policia me pranga?
Jozefin Marku: Ishte e hera e parë.
Rudina Dembacaj: Herë tjetër të kanë marrë prej dore?!
Jozefin Marku:: Nuk ishte aspak e lehtë. Loja mbaroi. E ndjeva veten shumë keq.
Rudina Dembacaj: Nga kush pretendoje më shumë mirëkuptim?
Jozefin Marku: Nga policia. Nuk doja të shoqërohesha me pranga.
Kleoniki Delijorgji: Ishte abuziv, normal me pranga do shoqërohesh.
Jozefin Marku: Ky veprim nuk më bën krenar. Ndjej keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq.
Egla Ceno: S’jemi për mua këtu, jemi për ty. Arroganca jote ‘on top’.
Top Channel