E fundit! Dalin detajet e marreveshjes se fshehte Rama-Berisha, cfare do ndodhe me Shqiperine

Partia Demokratike nuk është më opozitë, por një akt pasurie në emër të familjes Berisha, e kthyer në mall politik për negociata dhe lobime ndërkombëtare…

🔊
Pas një fushate të lodhshme, fizike dhe psikologjike, Sali Berisha është konsumuar. Dhe këtë e shohin të gjithë, përveç atyre që e shfrytëzojnë. Tani ai nuk ka më energji për të mbajtur të karikuar as vetë militantët e tij më besnikë, e jo më të udhëheqë ndonjë tjetër “stinë revolucioni”.

Pavarësisht kësaj, makineria e dezinformimit në selinë e tij funksionon pa ndërprerje: flitet për mosnjohje zgjedhjesh nga SHBA, për zgjedhje të parakohshme në tetor, për rikthim të madh. Por e vërteta është e thjeshtë: sa herë bëhen zgjedhjet, Sali Berisha do të marrë gjithnjë e më pak vota. E jo për shkak të Ramës apo Amerikës, por sepse është i konsumuar, pa energji dhe pa narrativë.

Por ajo që po përgatitet në heshtje, e që do të shpërthejë në javët në vazhdim, është kalimi i pushtetit brenda familjes Berisha. Fëmijët e tij janë gati. Argita për politikën, Shkëlzeni për financat, median dhe për strukturat “paralele”. Janë pikërisht ata që po ndërtojnë trashëgiminë e re mbi rrënojat e një partie që Berisha e privatizoi me gjak, konflikt dhe shumë marrëveshje të fshehta.

🔊
Njëra nga ato marrëveshje ka qenë dhe është marrëveshja me Edi Ramën. Kjo flitet nëpër korridoret e ambasadave dhe është përmendur gjithnjë e më hapur në media: marrëveshje për Kodin Zgjedhor, për administratën zgjedhore, për sulmin ndaj Erion Veliajt, për ndarjen e “vulës”, për “luftën me dorashka” dhe për tenderët, kullat dhe gjithçka tjetër që ka vlerë financiare.

Por ajo që nuk është thënë ende publikisht dhe që do të shpërthejë në ditët apo javët në vijim është marrëveshja më e rëndë:
Sali Berisha e ka blerë Partinë Demokratike jo nga Lulzim Basha, por nga ndërkombëtarët.

Në verën e 2021, Lulzim Basha zhvilloi një takim në “Rogner” me dy zyrtarë të rëndësishëm amerikanë. I kërkuan prerazi: largimi i Berishës duhet të bëhet “tani dhe nga ti – Only You”. Basha e përjashtoi Berishën, filloi konflikti, erdhi ndarja, ndodhi dhuna, dhe në fund çështja përfundoi tek vula. Kuptimi i kësaj lëvizjeje ishte i qartë: Berisha do të duhej të izolohej politikisht. Por ai nuk u izolua, përkundrazi u rikthye me fuqi të sforcuar, sepse Edi Rama i hapi rrugën.

Sipas shumë burimeve diplomatike dhe politike, marrëveshja që i riktheu Sali Berishës PD-në ishte një paketë:

Prandaj u bë ajo pagesë 6 milionë dollarëshe për lobim në SHBA. Jo për të shpëtuar Berishën, ai nuk shpëtohet më, por për imazhin e të fëmijëve të tij, që nesër të mund të marrin zyrtarisht logon, vulën dhe pushtetin e PD-së.

Ndërkohë, ndërkombëtarët janë në dilemë. E dinë se Berisha është problem, por janë gjithashtu të bindur se çdo hetim i thelluar ndaj Ramës mund të destabilizojë totalisht vendin, pasi ai është lidhur me gjithçka që ka frymë dhe para.

Në këtë pikë, Berisha ka luajtur një kartë të pistë, por të zgjuar: i ka ofruar Ramës paqe në këmbim të një fronti që nuk ekziston, por që mban emrin “opozitë”.

E gjithë kjo zbulohet fare lehtë në listat e kandidatëve të Berishës: emra që nuk i kundërvihen Ramës, por i përshtaten. Një “opozitë dekorative” që sulmon Erion Veliajn, për të shpëtuar Edi Ramën. Një “luftë” që i ngjan më shumë një marifeti të koordinuar sesa një beteje reale për pushtet.

Berisha po e mbyll ciklin. Por nuk po e dorëzon partinë. Po e trashëgon. Dhe po e bën këtë me një plan të mirëmenduar, ku përfshihet gjithçka: lobimi ndërkombëtar, marrëveshjet me Ramën, dhe ndërtimi i një “dinastie politike” që do të mbajë emrin “Berisha” edhe pasi vetë doktori të mos jetë më në skenë.

Dhe nëse PD sot duket si një trup i pajetë, është sepse vula nuk është më simbol i opozitës, është akti i fundit i një shitjeje të fshehtë./Pamfleti