Seshte e lehte te jesh gruaja e Edi Rames! Linda befason: Une i gatuaj atij dhe djalit, skam sherbyese sepse

Gjatë Forumit Ndërkombëtar Ekonomik të mbajtur në Tiranë, bashkëshortja e kryeministrin, Linda Rama ndau përvojën e saj personale dhe profesionale, duke folur hapur për sfidat që ka hasur për shkak të rolit të saj publik si bashkëshortja e kreut të qeverisë.

Ajo theksoi se është përballur shpesh me skepticizëm dhe paragjykime, që e kanë “përndjekur” pikërisht për shkak të statusit të saj publik. Ajo tha se është përpjekur me këmbëngulje të ruajë një identitet të qartë profesional dhe personal, pavarësisht vështirësive.

“Në fillim mendova se i kisha shtuar një dimension profilit tim, dhe më pas kuptova se duhej të ruaja identitetin tim profesional. Ishte shumë e vështirë, po i thoja të gjithëve se do punoj njësoj si më parë”, u shpreh ajo.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Linda Rama rrëfeu gjithashtu se, pavarësisht rolit publik, vazhdon të përmbushë detyrimet e saj familjare pa ndihmë të jashtme.

“Nuk kam një kujdestare për djalin tim, unë gatuaj vetë. Është e vështirë t’i bësh njerëzit të kuptojnë se mund të bësh shumë gjëra në aspektin humanitar”, tha ajo.

“Ambasadorët më të mirë janë shqiptarët. Një pjesë re jonë është me ata kudo që janë. Patjetër që duam edhe që të huajt të vijn ë këtu. Ish ae lumtur kur dëgjova Ramën, sigurisht me nota humori se francezët duan të qëndrojnë këtu e të punojnë. Por ky është realitet për italianët për shembull.

Ne ende nuk jemi të aftë të njohim rininë në mënyrën si është. Ky është problemi ynë. Media e skenat publike janë të mbushur me njerëz të moshës së mesme ose më të mëdhenj. Të rinj sheh pak”, tha ajo.