“Bravo i qoftë, se besoja qe ishte kaq burre”, Laert Vasili tregon bisedën me Luiz Ejllin

Aktori Laert Vasili, njëkohësisht edhe ish-finalist i Big Brother VIP 4

ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit”, ku u pyet nëse do të merrte pjesë në një Big Brother “All Stars”.

Gjatë bisedës në studio, Laerti foli edhe për një bisedë me këngëtarin dhe fituesin e Big Brother VIP 2, Luiz Ejllin.

“Luizi më kontaktoi pardje edhe kur e kam parë gjatë bisedës që patëm ishte shumë çun king bravo. Nuk e prisja se nuk njihemi, njihemi nga larg. Bravo i qoftë!”, tha Laerti

Pas përfundimit të Eurovision 2025, ku Izraeli u rendit i dyti me 357 pikë në total — vetëm 60 nga juritë dhe 297 nga televotimi i publikut — kanë shpërthyer diskutimet për transparencën e votave, veçanërisht në lidhje me mënyrën se si u mbështet kënga izraelite nga publiku.

Ky diferencim i madh midis votave të jurisë dhe atyre të publikut ka ngritur dyshime serioze për procesin e televotimit, duke ndezur kritika dhe tensione, sidomos nga RTVE, transmetuesi publik i Spanjës.

Sipas mediave ndërkombëtare, RTVE ka kërkuar një audit zyrtar nga organizata që merret me televotimin e Eurovisionit, në bashkëpunim me Unionin Evropian të Transmetimeve (EBU).

Qëllimi i auditimit është të sqarohen dyshimet për rezultatin e televotimit spanjoll, pasi pretendohet se publiku në Spanjë nuk e ka mbështetur këngën izraelite, ndonëse ajo rezultoi me mbështetje masive në total.

RTVE ka konfirmuar se gjatë finales së së shtunës, janë marrë 142,688 vota nga publiku spanjoll.

Megjithatë, raporti fillestar i dhënë nga EBU nuk specifikonte saktësisht për cilat shtete kanë shkuar këto vota, duke sjellë pasiguri dhe dyshime për legjitimitetin e procesit.