E verteta dh*mb por ska rruge tjeter…. Ilir Alimehmeti reb*lohet ndaj Sali Berishes: Nuk ka me durim, erdhi koha qe

Kandidati Ilir Alimehmeti, i ftuar në një intervistë televizive, tha se opozita duhet të marrë përgjegjësi për humbjen, pranoi se disa elementë kanë ceduar. Ai tha se disa elementë, duke iu referuar kandidatëve të Berishës në listat e mbyllura, thuajse nuk ishin të pranishëm në fushatë.

“Patjetër duhet të reflektojë. Në radhë të parë a ka ceduar fushata, në disa elemente patjetër që po. Disa elementë kanë thuajse të papranishëm në fushatë, përgjithësisht të listës së mbyllur. Kjo është e vërtetë sepse nuk fshihem pas gishti. A do të ketë një analizë gjithëpërfshirëse? Do ta bëjmë, të mbarojë procesi. Ka pasur mesa di edhe disa qarqe të tjera, por ka qenë i vetmi problem? Jo, ka pasur edhe probleme të tjera. Përgjegjësia shkon për lart në çdo organizatë apo biznes. Por neve nuk shohim vetëm këtë fakt, jo vetëm që do të përmirësohesh dhe në çfarë terreni përmirësohesh. Nëse këtu nuk ka dikush në këtë garë midis dy forcave nuk ka arbitër, apo nuk është korret, është e kotë. Gjithmonë vëllai i madh do ta mundë të voglin në mundje. Ne fshihemi pas këtyre shifrave dhe harrojmë gjërat e mëdha.

Në radhë të parë do mbyllet procesi, në radhë të dytë do të ketë analizë dhe më pas do të ketë riformatim. Pas çdo veprimi, për mirë apo për keq, analiza duhet bërë dhe në varësi se kush ka punuar më mirë duhet të ketë promovim dhe më dobët, një hap më mbrapa. Ai që performon duhet të mbështetet të ecë përpara. Unë jam mbështetës i fortë i situatave dinamike, jo statike. E vërteta në fund fare mund të dhembë, por të ngre një problem, dhe po ta thuash, fillon e mendon se si ta zgjidhësh. Mua më intereson zgjidhja. Po ta zgjidhim një problem, i kemi bërë mirë PD.”, shtoi Alimehmeti.