Një javë pas përfundimit të zgjedhjeve, një skandal i rëndë që implikon deputetin e sapozgjedhur të Partisë Socialiste në Qarkun Gjirokastër, Tërmet Peçi, vazhdon të mbahet i fshehur nga autoritetet shtetërore dhe drejtësia.
Burime të besueshme të “Pamfleti” zbulojnë se një qytetar nga Këlcyra ka kërkuar divorc pasi bashkëshortja e tij është abuzuar seksualisht nga Tërmet Peçi, në një ngjarje që u denoncua në Polici si “përdhunim me kërcënim dhe forcë”. Ngjarja, e cila ndodhi gjatë kulmit të fushatës zgjedhore, u referua në Komisariatin e Përmetit dhe më pas në Policinë e Gjirokastrës, por nuk u përfshi në asnjë buletin zyrtar – me urdhër politik.
Sipas burimeve, Ministrja Mirela Kumbaro, drejtuese politike e fushatës së PS-së në Gjirokastër, është informuar menjëherë për incidentin dhe ka ndërhyrë për ta mbajtur çështjen në heshtje. Bashkëshortes së viktimës dhe vetë burrit i është kërkuar që të tërheqin kallëzimin. Megjithatë, burri ka refuzuar dhe sot ka nisur procesin e divorcit, duke mos gjetur asnjë mbështetje ligjore për të ndëshkuar autorin.
Tërmet Peçi, tashmë deputet, ka një të kaluar të errët kriminale që përfshin grabitje me armë, rrëmbime dhe trafikim të grave drejt Greqisë dhe Italisë. Ai ka vepruar për vite me radhë në bashkëpunim me vëllain e tij, Vojo Peçi, i cili sot është oficer policie.
Pavarësisht këtyre fakteve, Partia Socialiste jo vetëm që nuk është distancuar nga Peçi, por e ka mbështetur fuqimisht në fushatë, duke u siguruar që skandali të mos dëmtonte fitoren. Me mbështetje politike dhe mbulim nga strukturat shtetërore, policia ende nuk ka marrë asnjë masë ndaj Peçit apo ndaj zyrtarëve të përfshirë në fshehjen e ngjarjes.
A do të ndëshkohet ndonjëherë abuzimi i pushtetit në këtë vend? Apo heshtja do të mbetet gjithmonë garancia për imunitetin politik?