Ngjarje e r*nde ne Korce! Prifti bie nga catia e Kishës, burime thone qe… (detaje)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një prift raportohet se ka rënë aksidentalisht nga çatia e kishës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:00 në nr. 14 të qytetit.

Prifti Kristaq Viso është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë ende nuk ka të dhëna mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.