‘Lumja toka’ është kënga më e re e Elvana Gjatës.
Ajo erdhi me motive tradicionale shqiptare edhe në pjesën e imazhit, diçka që duket se nuk i ka kaluar Dafina Zeqirit pa e vënë re.
Ajo, pa ndonjë arsye specifike (nuk është as përvjetor i këngës e as i postimeve) ka ndarë pamje nga klipi i saj “Million” ku shfaqet me veshje tradicionale dhe me një set-up që i ngjan goxha klipit të fundit të Elvanës.
Mesazhi? Shumë, po shumë i qartë.
Dafina siç duket dëshiron ose që të tregojë se ka qenë e para me këtë trend, ose do ta vë në dukje që është Elvana ajo që po e kopjon. Ose, ose – të dyja bashkë!
Në vitin 2022, Dafina pati folur për “pandemi tallavaje” në performancat live të këngëtarëve në estradë. Zhvillimi pati ardhur pak ditë pasi Elvana këndoi këngë të të tjerëve në skenën e SUnny Hill Festival. Atëbotë, Elvana pati çuar një mesazh me një story ku shprehej: “Mos u bë xheloze” duke dëshmuar rivalitetin në ajër mes dy vajzave.
A do kemi një reagim nga Elvana këtë herë? /Prive By Liberta Spahiu
Pak minuta pasi portali Prive By Liberta Spahiu publikoi lajmin ku Dafina Zeqiri thuhej se i ka bërë një “diss” Elvanës përmes stilit dhe referencave në projektin e saj të fundit, reagimi nuk ka munguar!
Në një postim në Instagram Story, Elvana Gjata ka ndarë një fotografi të fuqishme, të veshur me stil të ngjashëm “street” dhe me një makinë në sfond që mban flamurin kombëtar, shoqëruar me tekstin: “Si kamerë m’përcjell ditë e natë” – një frazë që është pjesë e këngës së saj më të fundit “Lumja Toka” dhe që në këtë kontekst merr edhe më shumë kuptim.
A është kjo një përgjigje ndaj thumbave të Dafinës? Një gjë është e qartë: tensioni artistik mes dy yjeve duket se sapo ka marrë një kthesë të re!
Mbetet të shihet nëse kjo luftë stili dhe simbolike do të përshkallëzohet. Por për momentin, Elvana e ka dhënë mesazhin e saj, e fuqishme, krenare dhe pa fjalë të tepërta. /Prive By Liberta Spahiu