Një ditë para zgjedhjeve, në media u bë publik një skandal me protagonist një deputet rilindas videoja e të cilit u mbajt fort e fshehur mirë. Tërmet Peçi u filmua teksa ngrinte pantallonat në makinë me një punonjësen e tij.
Kjo e fundit u kap mat nga burri i saj duke bërë tërmet 7 ballë me deputetin e PS. Ironia qëndron në faktin se burri i nëpunëses së Tërmetit, banor i Këlcyrës ka kërkuar zyrtarisht divorc, duke deklaruar se bashkëshortja e tij është ab*zuar sek*ualisht nga Peçi në një incident të denoncuar në polici si “përdh8nim nën k8rcënim dhe dh*në fizike”.
Kur është kapur nga burri në makinë me Peçin kjo e fundit i ka thënë se po bënin mbledhje partie.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë kulmit të fushatës elektorale dhe është referuar fillimisht në Komisariatin e Përmetit e më pas në Policinë e Gjirokastrës, por me ndërhyrjen e vëllait të Peçit, Vojos, pjesë e strukturave të Policisë, videoja kompromentuese është zhdukur.
Megjithatë, sipas të njëjtave burime, rasti nuk është pasqyruar në asnjë buletin zyrtar për shkak të ndërhyrjeve politike.
Raportohet se Ministrja Mirela Kumbaro, e cila drejtonte politikisht fushatën e PS-së në Gjirokastër, është vënë në dijeni menjëherë për ngjarjen dhe ka ndërhyrë për të shmangur përhapjen e saj. Familjarëve të viktimës u është kërkuar të tërheqin kallëzimin, por bashkëshorti i saj ka refuzuar dhe ka nisur procesin e divorcit, ndërsa denoncimi i tij nuk ka gjetur deri më tani asnjë mbështetje ligjore apo institucionale.