Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në redaksinë tonë. Një qytetare ka bërë me dije se nënë Vera, e moshuara që jetonte e vetme në Tiranë, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Nënë Vera u bë e njohur për publikun në tetor të vitit të kaluar, kur dha një intervistë prekëse për “TVA News”. Rrëfimi i saj i sinqertë preku zemrat e shumë qytetarëve, duke pasqyruar realitetin e vështirë që përjetojnë pensionistët në Shqipëri.
Pas humbjes së të birit nga një arrest kardiak, ajo mbeti e vetme, duke u përballur çdo ditë me mungesën e mbështetjes dhe kushtet e rënda ekonomike. Në intervistën e saj ajo shprehej: “Nuk ka ça më duhet jeta mua, për asnjëgjë! S’jam e zonja e zonja për vete kur i thonë. Çfarë shteti është ky? Një gotë ujë s’ka kush të ma japë. Me 206 mijë lekë pension, çfarë do bëj unë?”
Fatkeqësisht, ashtu siç jetoi, në vetmi, nënë Vera ka ndërruar jetë. Trupi i saj është gjetur i dekompozuar nga komshinjtë, të cilët alarmuan për mungesën e saj.
“Nëna Vera ka ndërruar jetë. Është gjetur e dekompozuar në shtëpi. Jam komshije,” shkruan një qytetare.