Ish banorja e ‘BBVA’ Egli Tako është duke punuar për projekte të reja që do ti publikoj shumë shpejt.
Kësaj radhe po vjen me një këngë solo. Xhirimet e klipit gati janë përfunduar ndërsa tani artistja ka vendosur të ndaj pamje.
Në llogarinë e saj ndau një foto tërheqëse ku ka pozuar me këmbë përpjetë.
“Pamje paraprake nga xhirimet e sotme”, shkroi ajo.
Thashethemet për një lidhje mes Gjesti dhe Eglit po marrin gjithnjë e më shumë hov,
dhe së fundmi një detaj i vogël, por shumë domethënës, po bën xhiron në rrjet.
Në një foto të fundit, Gjesti është parë me një varëse në qafë, e cila ka të ngjitura disa rruaza.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është një prej rruazave ku duket qartë shkronja “E” – një detaj që fansat besojnë se është një dedikim i drejtpërdrejtë për Eglin.
Ky detaj duket se ka forcuar bindjen e ndjekësve se dyshja janë bashkë dhe pas BBV. Megjithatë, varësja “flet” më shumë se fjalët dhe është komentuar si një konfirmim i heshtur i romancës mes tyre.
A është kjo mënyra e Gjesti për të treguar ndjenjat e tij? Për momentin, mbetet të presim për një reagim nga vetë çift.