‘Donin të na vr*snin në Lazarat’, Flet truproja e Fatos Nanos: Nuk kishim shprese, ja kush na shpetoi

Ish truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli zbuloi detaje nga grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998. Atë ditë në Tiranë u organizua një grusht shteti me në krye Sali Berishën, pas vrasjes së Azem Hajdarit.

Grupe të armatosura pushtuan për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi. Berisha kërkonte dorëheqjen e Fatos Nanos, ndërsa e akuzonte për vrasjen e Azem Hajdarit.

Agolli: Ishte mbledhja e qeverisë, dikush ruante shtëpinë, të tjerë të koordinuar sipas udhëzimeve që na kishte dhënë komandanti i Gardës, ca kaluan gardhin, ca nga tuneli, i fundit fare ka ikur Edi Rama, ka dalë nga mbrapa ku del tek RTSH, Nano ka dalë në Dajt, më pas nga Librazhdi në Strugë, ishin 5-6 vetë, unë kam ruajtur vilën me dy kolegë të mi. I vetmi rast që ka pranu që ta komandonim ne.

Grushti i shtetit në ’98, ish-truproja i Fatos Nanos rrëfen cfare beri Edi Rama ne ate kohe
Ish-truproja e ish-kryeministrit Fatos Nano, Viktor Agolli, rrëfeu në “Top Story” një incident në shtator 1999, kur iu rrezikua jeta në Lazarat.

Sipas Agollit, që në atë kohë shoqëronte zëvendës kryeministren Makbule Çeço, një grup personash të armatosur tentuan t’i vrisnin. “Ishim të mbaruar, nëse nuk do ndërhynte kryetari i Komunës”, tha ai, duke treguar se në atë periudhë ishte ish-deputeti Asllan Dogjani që drejtonte Policinë e Gjirokastrës, por ngjarja nuk u parandalua.

“Në shtator 99, na kanë qëlluar në Lazarat, me Makbule Çeçon, zëvendës kryeministre dhe drejtor policie ka qenë Asllan Dogjani. Unë kam qenë shoqëruesi personal. Atje kishte jo armë po… ç’të them. Kemi shpëtuar kot. Falënderoj Dashamir Alikon, kryetar i komunës, që i mblodhi ata. Se ne ishim të gjithë të mbaruar. Për këtë, ke dëshmitar ish-deputetin Asllan Dogjani, ka qenë drejto i policisë në Gjirokastër”.