E fundit! SPAK s*kuestron televizionin e njohur shqiptar!

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin anti-drogë ‘Ura’, në Shqipëri dhe Itali.

Antimafia Italiane dhe SPAK-u kanë kryer një megaoperacion antidrogë të koduar “Ura” nga i cili janë lëshuar 52 urdhër-arreste.

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me pasuritë e sekuestruara në këtë megaoperacion.

Lënda narkotike kokainë nisej nga Ekuadori drejt portit të Roterdamit në Holandë dhe më pas në Bari të Italisë. Nga aty shpërndahej në qytete të tjera të Italisë, por edhe shtete të tjera të BE. Droga e presuar kishte logo të ndryshme, përfshirë atë të Audi, Paris dhe Leon.

Këto emërtime janë sipas devijacioneve të ndryshme nga ku do të shkonte në destinacion. Ndërkohë, lënda narkotike hetoinë dërgohej nga Shqipëria në Itali përmes autobusëve të linjave të Barit dhe jo vetëm, të cilët lëviznin në det përmes trageteve.

E njëjta rrugë përdorej nga autobusët për sjelljen e sasive të mëdha të parave në Shqipëri. Nga kontrollet, përveç lëndës narkotike dhe topave me para, janë gjetur lista ku shënoheshin shumat a parave dhe të shpërndarjes së drogës.

Grupi kriminal i goditur i shqiptarëve i kishte rolet e ndara, sipas funksioneve që kryenin, nga porositësitë tek ata që kalonin lëndën narkotike për në Itali.

Masat paraprake mbi asetet (aktualisht, subjekt i verifikimit të mëtejshëm në fazën e vendimmarrjes me pyetje të kryqëzuara me mbrojtjen), në Itali kanë të bëjnë me sekuestrimin parandalues që përfshin konfiskimin e aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme, duke përfshirë 9 apartamente, 4 kompani, 7 llogari rrjedhëse dhe 3 makina, dhe në Shqipëri, sekuestrimin e pronave të ndryshme, 2 kompanive të ndërtimit, 4 restoranteve luksoze, 1 agjencie pasurish të paluajtshme, 1 rrjeti televiziv i quajtur Vlora Cable, vlera e përgjithshme e të cilave vlerësohet në disa milionë euro.

Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare arritën që të finalizojnë me sukses megaoperacionin e quajtur “Ura”.  Pas hetimeve të thelluara mes dy vendeve, të cilat startuan që në shtator të vitit 2021, u arrit “zbërthimi” i grupit-kriminal, pjesë të cilëve ishin edhe disa shqiptarë.

Lidhur me këtë operacion të suksesshëm ka folur së fundmi edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili theksoi se u bë i mundur goditja e një prej grupeve më të fuqishme në vend.

“Një hap tjetër të rëndësishëm kundër krimit të organizuar. I është dhënë një goditje një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri, në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. U godit nje prej grupeve më të fuqishme kriminale në vend”, tha Altin Dumani.

Ndërkohë që ashtu sikurse raportuam dhe më herët në kuadër të këtij operacioni u lëshuan 52 masa sigurie për disa eksponentë të krimit në vendin tonë, por jo vetëm. Pjesë e këtij grupi rezultoi të ishin edhe njerëz të drejtësisë shqiptare si dhe biznesmenë.

Përpos masave të sigurisë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi sekuestrimin e pasurive të shtetasve: Juxhin Drazhi, Ervin Zeqiri, Elvis Doçi, Adi Çoba, Ogert Shqevi, Nexhmedin Danaj dhe personave të lidhura me ta, Nazmi Shahini dhe Algerta Fejzullahu. Pasuritë e këtyre shtetasve dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike.

Konkretisht mësohet se janë sekuestruar tre restorante në qytetin e Durrësit, një Bar Kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion në qytetin e Vlorës.

Një nga pasuritë e sekuestruara i përket Adi Çobës. Nga të dhënat e përftuara nga QKB mësohet se Çoba është bashkëpronar në një restorant, bar-kafe në qytetin e Durrësit i cili quhet “FELIX VINUM”.

Një tjetër restorant i vënë në sekuestro i cili dyshohet se është ngritur falë të ardhurave të përftuara në mënyrë të paligjshme është dhe restoranti “Marquess” i pozicionuar në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit. Administrator i këtij biznesi rezulton që të jetë Ervin Zeqiri.

Një tjetër shoqëri tregtare e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni është dhe shoqëria tregtare “Eldemar Construction”, pronar i të cilës është 100% Elvis Doçi.

Kjo shoqëri e cila ndodhet me vendodhje në qytetin e Durrësit merret me “studim, projektim ,zbatim te punimeve dheu dhe murature,betoni,betonarmeje,marrja persiper e sipermarrjeve per kryerjen e puneve ndertuese e rrugore,detare ,hidraulike,elektrike te çdo lloji, sistemim agrar”.