Kreu i PD, Sali Berisha, u pyet këtë mbrëmje në emisionin “Log” nëse beson tek SHBA dhe se kur do të udhëtojë drejt Amerikës.
Sali Berisha u shpreh se nuk mund të thotë kur do udhëtojë në SHBA ndërsa theksoi se së shpejti do ketë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri.
Kryedemokrati Sali Berisha tha se nuk do t’i njohin zgjedhjet e 11 Majit ndërsa nuk dha një përgjigje kur u pyet nëse do shkojë në shtator në Parlament.
Pyetje: A besoni tek SHBA dhe a do të udhëtoni në Amerikë?
Berisha: Procesi i mbrojtjes së votës është rrugë e përcaktuar, ka institucione. Nuk presim, por bëjmë raportin tonë për ta furnizuar me faktet tona, ia dërgojmë kancelarive në gjithë botën.
Ka shkelur çdo llojë rregulli në këto zgjedhje. Efekti i denoncimeve do jetë mbështetje që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të parakohshme sa më shpejt të jetë e mundur.
Pyetje: Mendoni se do ketë zgjedhje të parakoshshme?
Berisha: Po, detyrimisht. Nuk mund të them kur do udhëtoj në SHBA.
Pyetje: Do t’i njihni këto zgjedhje? Do jeni në Shtator në Parlament?
Berisha: Këto zgjedhje nuk mund të njihen. Ose pranojmë sistemin Putin, sistemin farsë që është instaluar.
Pyetje: Nuk do shkoni fare në Kuvend?
Berisha: Se çfarë do bëjmë e përcaktojnë forumet. Këto ishin një farsë.