‘Njerez me uniforme…’ Sali Berishes i kane hyre ne zyre per ta vr*re, cfare e shpetoi

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte i ftuar në “Top Story” në Top Channel, ku bëri deklaratën e fortë, se rrezikun më të madh për t’u vrarë e ka pasur Sali Berisha.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga gazetari Fedinand Dervishi, i cili tha se ‘historia është fryrë’. Ndërkohë Karamuço shtoi se kjo ngjarje nuk është zbardhur dhe se ka një arsye për këtë.

Pjesë nga debati në studio:

Grushti i shtetit në ’98, ish-truproja i Fatos Nanos rrëfen cfare beri Edi Rama ne ate kohe
Karamuço: Rrezikun më të madh për t’u vrarë ka qenë Sali Berisha, e ka pasur në mars të 1997. Një grup i veshur me uniforma kanë sulmuar presidencën, njëri prej tyre ka vdekur. Nuk e di pse nuk u zbardh rasti. A ishin shqiptarë, të huaje, etj.

Dervishi: E di kush është personi që është vrarë, është një fryrje.

Karamuço: Unë jap versionin që di, të thënë dhe të lexuar. Unë e kam edhe nga bashkëpunëtorë të ngushtë që kanë vajtur një orë pas ngjarjes.

Dervishi: Mendon se nuk do e kishte thënë Sali Berisha këtë deri tani?

Karamuço: Është fryrë, nuk është fryrë, është tjetër gjë. Kjo ngjarje nuk është zbardhur dhe ka një arsye.