Policia shqiptare rr*thon Durresin, b&mba e vendosur prane Pallatit te Vangjush Dakos? cfare po ndodh pas zgjedhjeve

JOQ Albania ka siguruar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes në Durrës, ku është konstatuar një sasi e dyshuar lënde shp rthyese pranë zonës së njohur si “Veliera”. Pamjet janë dërguar nga një qytetar që banon në një pallat përballë vendit ku është gjetur materiali i dyshimtë, vetëm pak metra larg objektit të dyshuar.

Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se në pallatin në fjalë jeton edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, çka e bën ngjarjen edhe më të ndjeshme. Sipas qytetarit që ka dërguar videon, forcat e shumta të policisë kanë rrethuar zonën dhe në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat xheniere dhe ato anti-eksploziv.

“Më duket se e kanë gjetur te hekurat, aty ku del një burrë. Ka shumë forca policore dhe forcat xheniere kanë ardhur. Kot nuk kanë ardhur, banon dhe Vangjush Dako këtu”, shprehet qytetari.

Lënda e dyshuar është konstatuar fillimisht nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Uniformat blu kanë rrethuar zonën për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, ndërsa grupet e specializuara janë në terren për të verifikuar përbërjen dhe rrezikshmërinë e materialit.