E papritur! Rama “i shkon” në shtëpi Ilir Vrenozit, ajo që bën demokrati i lë gazetaret pa fjalë

Ilir Vrenozi, figura që është kthyer në fenomen të rrjeteve sociale, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5”. Në stilin e tij karakteristik, Vrenozi hyri në studio duke kënduar “Përsëri ne humbëm”, një mesazh që reflekton qasjen e tij pas humbjes së opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

“Jam i djathtë i lindur, por kur humb, duhet të vish me këmbë në tokë,” u shpreh Vrenozi, duke shtuar se një nga problemet kryesore të politikës shqiptare është paaftësia për të pranuar humbjen. Ai kritikoi bashkëpunimin e opozitës me Ilir Metën, duke e cilësuar si “difektin e parë të së djathtës” dhe kërkoi një rikthim te vlerat dhe fisnikëria politike.

Lidhur me refuzimin e ftesës për kafe nga Kryeministri Edi Rama, Vrenozi tha me humor:

“Kështu jam unë, jam pak i sëmurë. Nëse vjen te dera, do bie dera. Do i them që nuk jam.”

Ai e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Ramën, duke theksuar besnikërinë ndaj demokratëve. Megjithatë, u shpreh se nëse do ishte kontaktuar më herët për një podcast me Kryeministrin, do e kishte pranuar për të thënë atë që mendon. “Tani që humbëm, po të më shohin me të, do thonë u shit,” tha ai.

Në fund, nuk kurseu as një mesazh për lidershipin aktual të opozitës: “Nëse unë do isha në vend të Doktor Berishës, do kisha ikur që në 2023. E lexova votën e popullit”.