Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e befasishme nga jeta të ish-kreut të kadastrës Artan lame, pas një operacioni në zemër.
“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët💔”, shkruan Rama.
Lame dhe Edi Rama njihen per miqesine e tyre te vjeter, nje nga te paret me te cilin Edi Rama nisi karrieren politike si Kryeminister, dhe i besoi postin me te rendesishem te premtimeve te Tij, ate te Kadastres. Prej kohesh Lame ka vuajtur nga probleme te shendetit
Është ndarë nga jeta pas një ndëhyrje kirurgjikale të vështirë në zemër ish-kreu i kadastrës, Artan Lame.
Lame, i cili ishte 58 vjeç, mësohet se humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.
Gjatë karrierës së tij, Artan Lame ka mbajtur pozita të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.
Lame ka qenë gjithashtu një publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.
I lindur në Tiranë në vitin 1967 dhe me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame ka lënë gjurmë të thella si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik, duke kontribuar në zhvillimin dhe ruajtjen e pasurive kulturore të Shqipërisë.