Takimi që pati 41-vjeçari shqiptar, Altin Arapaj, të martën në mbrëmje, i cili u gjet i vdekur sot në mesditë pranë një vreshti në Rafin, u shndërrua në një takim për vdekje.
Mediat greke bëjnë me dije se tragjedia filloi të zhvillohej të mërkurën në mëngjes (dje), kur gruaja e viktimës kontaktoi autoritetet dhe përshkroi se 41-vjeçari e telefonoi dhe i tha se një person specifik, të cilin ajo e përmendi, e kishte qëlluar në fytyrë, duke i kërkuar asaj të përpiqej ta gjente.
Hetimi zbuloi se autori i krimit, viktima dhe dy persona të tjerë u takuan të martën e kaluar në mbrëmje në Artemidë. Më pas ata hipën në një makinë të drejtuar nga personi i përmendur nga viktima si autor dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë. Më pas autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë, konkretisht në faqe.
41-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, arriti të telefononte gruan e tij dhe t’i thoshte se ishte qëlluar me armë zjarri, dhe më pas ndërroi jetë. Autori i krimit është larguar me makinë dhe është në kërkim. Duhet theksuar se autori dhe viktima kanë qenë në duart e autoriteteve për raste droge.
Personi në foto është 41-vjeçari Altin Arapaj i cili u ekzekutua ditën e sotme në Greqi. Shqiptari u qëllua nga Mikel Selimaj i cili rezulton me precedentë penalë për drogë.
Arapaj u ekzekutua me armë zjarri sot në Rafina të Athinës. Pasi u plagos, mësohet se 41-vjeçari ka telefonuar gruan e tij ku i ka treguar se një mik i tij e kishte qëlluar me armë dhe ishte larguar.
Pas telefonatës 36-vjeçarja e kërkoi atë përmes aplikacionit Find my iPhone, nga ku më në fund gjeti vendndodhjen e celularit të tij. Por, fatkeqëisht trupi i tij pak metra më larg, ku fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.
Ndërkohë pas identifikimit të autorit, policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e Mikel Selimajt.