E qanë për së gj*lli, ja veprimi m*zor qe i bënë ‘shokët e Partisë’ Artan Lames

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese ndodhi dje në opinionin publik shqiptar, kur një lajm i rremë për vdekjen e Artan Lames u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat online, duke nxitur reagime të menjëhershme dhe të përzemërta nga politikanë, figura publike dhe qytetarë të shumtë.

Artan Lame, i njohur për kontributin e tij si drejtor i ALUIZNI-t dhe Kadastrës, si dhe si historian dhe studiues i pasionuar, nuk ka ndërruar jetë, por sipas burimeve të konfirmuara ndodhet në gjendje kome cerebrale pas një ndërhyrjeje në zemër në Mynih të Gjermanisë.

Pavarësisht kësaj, gjatë ditës së djeshme, që nga Kryeministyri Edi Rama, si dhe shumë shokë të tjerë të Partisë Socialiste, e qanë për së gjalli, duke bërë gafën amatoreske, pa e konfirmuar lajmin me familjen e Ramës, apo burimet përkatëse mjekësore.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët.”

Reagimi i ministrit Taulant Balla:

“Lamtumirë miku dhe shoku im i mirë Artan Lame.”

Mimi Kodheli:

“Lamtumirë Tan Lame. Jam pa fjalë dhe zemërthyer.”

Niko Peleshi:

“Një humbje e madhe largimi nga jeta i Artan Lames. Një mik i mirë, një njeri me vlera dhe një kolonjar që e mbajti gjithmonë lart peshën e krenarisë dhe përulësisë së vendlindjes së tij. Me ikjen e tij, Shqipëria humbi një intelektual, një shërbëtor të përkushtuar të shtetit dhe një historian të palodhur që e deshi të shkuarën jo thjesht për ta rrëfyer, por për ta kuptuar dhe për ta ndriçuar të ardhmen. Artani ishte një mendje e kthjellët dhe një zë i veçantë i së vërtetës. Një misionar i historisë dhe besnik i trashëgimisë sonë kulturore. Humbja e tij prek të gjithë ata që besojnë në idealet e dijes, të shtetit dhe të dashurisë për vendin. Mungesa e tij do të ndihet në çdo tryezë ku diskutohet me mendje e me zemër për të ardhmen e këtij vendi. Unë humba një mik të dashur!”

Reagimi i gazetarit Blendi Fevziu:

“Artan Lame, një qytetar par excellence, një historian i apasionuar, një zyrtar model, një njeri plot energji dhe dëshirë për jetën iku sot nga kjo botë në moshën 58-vjeçare. Iku kaq i ri, tamam atëherë kur ishte duke notuar në pasionin e tij kryesor, ngritjen e një muzeu për medaljet dhe flamujt, pjesë e koleksionit të tij të rrallë e mahnitës. Kam kaq shumë për të thënë për të, por në këtë moment të parë shokues, mund të them vetëm kaq: U prehsh në paqe Artan. Familja humbi njeriun e dashur, ne mikun, por Shqipëria humbi një nga dashnorët e fundit të historisë dhe shkëlqimit të saj.”

Reagimi i deputetit Vullnet Sinaj:

“Gjatë detyrës si drejtor i ALUIZNI-t dhe më tej i Kadastrës, Artan Lame trajtoi problemin delikat ose më mirë të them, një nga plagët e vjetra të shoqërisë shqiptare, çështjen e pronës. Me qetësinë dhe dashamirësinë e tij u investua për të zgjidhur mjaft probleme të trashëguara, pa pretenduar se mund t’u jepte rrugë të gjithave. Unë mbaj mend nga ai, dëshirën për t’ia dalë, vullnetin për reforma dhe fjalën e mirë në çdo komunikim. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve për humbjen e parakohshme të të dashurit të tyre.”

Gjendja shëndetësore aktuale e Artan Lames

Burime pranë familjes bëjnë të ditur se ai vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, në koma cerebrale, por ende në jetë. Lajmi i vdekjes së tij rezultoi i pavërtetë, duke krijuar jo vetëm trishtim të panevojshëm, por edhe një konfuzion të madh publik.

Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën si përhapen lajmet në media dhe rrjete sociale dhe mbi përgjegjësinë që mbartin politikanët kur përballen me informacione të pakonfirmuara.

Në këtë moment të vështirë, familja e tij meriton qetësi dhe respekt. Opinioni publik, ndërkohë, lutet për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të Artan Lames.