I sh*u Gruan! Bardhi merr h*k ndaj Vis Pupes qe u kap me dr*ge: Kujtove se…(foto)

Lajmi për përfshirjen e aktorit të njohur Elvis Pupa në një skandal në Australi ka tronditur opinionin publik.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, akuzohen për kultivim të kanabisit dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin elektrik në një pronë në Adelaide. Ndërsa Belina po përballet me drejtësinë në Gjykatën e Magjistraturës, Vis Pupa raportohet se është larguar nga Australia.

Ngjarja ka sjellë reagime të shumta në rrjet, por më i komentuari është ai i reperit Bardhi, i cili ka “shpërthyer” në një postim në rrjetet sociale, duke kujtuar një konflikt të mëparshëm mes tyre dhe duke shprehur një lloj ironi të hidhur ndaj situatës aktuale.

“Po më vjen keq me lexu këtë lajm se je nga aktorët e mi të preferum të fëmijërisë. Por le të jetë si shembull ky që bota sillet. U ngutë me fol për dikon që s’e njeh, as s’të ka dëmtu ty kurrë. E gjatë kohës së Big Brother e shkrujshe në story ‘Free Bardhi’ pa arsye, tash po ta shkruj unë ‘Free Elvis’ me arsye”, – shkruan Bardhi.

Ky reagim vjen si një kundërpërgjigje për ironinë që Vis Pupa kishte përdorur ndaj tij gjatë kohës kur Bardhi ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania”, duke sugjeruar se gjërat kthehen me kohën.