TIRANË– Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare Pirro Milkani. Ai ishte një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në artin e regjisurës.
Piro Milkani do të mbahet mend si një personalitet i dashur dhe i respektuar jo vetëm për talentin, por edhe për dashurinë dhe përkushtimin ndaj artit dhe familje./Radar.al
Regjisori i mirënjohur shqiptar, Piro Milkani, u nda nga jeta këtë të shtunë në moshën 86-vjeçare. Lajmin e bëri me dije i biri, Eno Milkani, i cili në rrjete sociale me një foto të të atit shkruan: Iku babai, shoku dhe kolegu im. Piro Milkani është nderuar me tituj dhe çmime të shumta, përfshirë titullin “Artist i Popullit” (1987) dhe medaljen “Ambasador i Filmit Shqiptar” nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
Kush ishte Piro Milkani
Piro Milkani lindi në Korçë më 9 dhjetor 1939. Pas mbarimit të shkollës së mesme në qytetin e tij, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, ku u diplomua si operator filmi.
Gjatë viteve të studimeve, filmi i cili shënoi fillimin e një karriere të pasur, ishte Nenavist (Mosmirënjohja), realizim me të cilin ka mbrojtur edhe diplomën.
Pas kthimit në Shqipëri, Milkani filloi punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si operator dhe më pas si regjisor. Ai ka realizuar mbi 20 filma artistikë, duke përfshirë tituj të njohur si Ngadhënjim mbi vdekjen (1967), Shtigje lufte (1974), Militanti (1984), Pranvera s’erdhi vetëm (1988) dhe Trishtimi i zonjës Shnajder (2006).
Si operator dhe më pas regjisor, ai la gjurmë të thella në historinë e filmit shqiptar me mbi 20 filma artistikë, dokumentarë dhe filma të shkurtër.
Art dhe edukim
Piro Milkani përveçse një krijues i filmave, ishte dhe një pedagog mjaft i dashur për brezat e regjisorëve. Piro Milkani, të gjithë jetën e tij ia kushtoi artit dhe kulturës.
Dy filmat më të dashur për publikun dhe më të spikatur nga realizimet e tij ishin “Zonja nga qyteti” – një komedi satirike që përshkruan me humor dhe ironi kontrastet sociale midis jetës urbane dhe provinciale në Shqipërinë e periudhës së fundit të komunizmit dhe fillimit të tranzicionit. Përmes një serie situatash komike, filmi sjell një portret të gjallë të mentaliteteve, paragjykimeve dhe sfidave që lidhen me ndryshimet shoqërore.
“Trishtimi i zonjës Shnajder” (2006) – një dramë psikologjike që trajton pasojat e tranzicionit shoqëror në Shqipëri. Filmi ndjek historinë e zonjës Shnajder, e cila përballet me vetminë, zhgënjimin dhe sfidat personale në një shoqëri që po ndryshon me shpejtësi. Me një regji të kujdesshme dhe një interpretim të thellë psikologjik, filmi reflekton mbi pasigurinë dhe krizën e identitetit në një periudhë tranzicioni dhe lidhet me vitet e tij të studimit në Çekosllovaki.
Filma e realizuar nga Piro Milkani
2008 Smutek paní Snajdrové (Trishtimi i zonjës Shnajder)
1990 Ngjyrat e moshës
1988 Pranvera s’erdhi vetëm
1987 Eja!
1985 Në prag të jetës
1984 Militanti
1983 Fraktura
1982 Besa e kuqe
1981 Në kufi të dy legjendave
1980 Një shoqe nga fshati
1979 Ballë për ballë
1977 Shëmbja e idhujve
1976 Zonja nga qyteti
1975 Çifti i lumtur
1974 Shtigje lufte
1974 Një firmë e hekurt (dokumentar)
1973 Festë e madhe (dokumentar)
1971 Kur zbardhi një ditë
1969 Përse bie kjo daulle
1969 Festivali i 7-të i fëmijëve (dokumentar)
1968 Fitues
1967 Ngadhënjim mbi vdekjen.