Harta/ Ja kush e “bën ligjin” ne keto qytete! Dalin detajet: Ja kush e ka rradhen per tu g*ditur?

Ja në cilat qytete shtrihen bandat kriminale sipas SPAK…

Operacioni “Ura” i inicuar nga italianët dhe i ekzekutuar nga Prokuroria e Posaçme, ishte një tjetër goditje e fortë për krimin e organizuar në vend. SPAK ka kryer aksione në disa qytete të vendit kohët e fundit (Elbasan, Shkodër, Lezhë, Krujë, etj), duke goditur grupet kriminale që prej vitesh kanë qenë të paprekshme.

Por duket se ka ende organizata që janë shtrirë nga jugu në Veri. Në raportin vjetor të SPAK, jepet një pasqyrë e qartë e shtrirjes së krimit në vend. SPAK bën me dije se ka identifikuar 16 grupe kriminale, të cilat shtrihen në disa qytete kyçe. Kjo do të thotë, se pas aksionit në Durrës, do të priten qytete të tjera. Deri më tani nuk kemi parë asnjë aksion në Fier, edhe pse cilësohet si një nga qytetet kryesore ku krimi “bën ligjin”.

Sipas vlerësimit të brendshëm të SPAK, janë identifikuar rreth 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilat janë të mbështetura në lidhje familjare dhe miqësore dhe janë të përfshirë edhe në tregjet ndërkombëtare kriminale, kryesisht në trafikun e kokainës. Këto grupe janë aktive në qarqet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Elbasanit dhe Vlorës. SPAK ka arritur të provojë me sukses 10 prej këtyre grupeve kriminale me aktivitete kriminale në disa qytete të vendit si Tiranë (3); Durrës (2); Elbasan (2); Shkodër (1), Lezhë (1) dhe Kukës (1)”, njofton SPAK.

Nga veçoritë dalluese të këtyre grupeve kriminale është struktura e tyre hierarkike, ndarja e roleve, përfshirja në anëtarësinë e tyre të përfaqësuesve të gjyqësorit, Prokurorisë, Ppolicisë së Shtetit, medias dhe botës akademike.

Po sipas SPAK, grupet kriminale shqiptare vijojnë të jenë aktive dhe kryesisht në trafikun e kokainës dhe të kanabisit. Këto grupe janë aktive në disa shtete të Bashkimit Evropian, kryesisht në Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, si dhe në vende të tjera si Norvegjia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar (MB). Po ashtu, grupet kriminale shqiptare kanë arritur tashmë të sigurojnë blerjen e kokainës në vendet e prodhimit të tyre në Amerikën Latine. Kokaina kryesisht porositet në sasi të konsiderueshme në Bolivi, Meksikë, Peru, Ekuador, dhe Paraguai.

Shtetas shqiptarë, anëtarë të këtyre grupeve kriminale shqiptare, me banim në Brazil, Paraguai, Ekuador dhe Surinam, në disa raste në role drejtuese të grupit kriminal ose në disa raste në role dytësore (kryesisht koordinuese) ndjekin të gjithë procesin e transferimit të ngarkesës nga vendi i origjinës deri në destinacion.

Këto dërgesa kalojnë në BE dhe Ballkanin Perëndimor kryesisht nëpër porte hyrëse të Gioia Tauro (Itali), Rotterdam (Holandë), Antwerp (Belgjikë), Algeciras (Spanjë), Pire (Greqi), si dhe nëpërmjet porteve të Durrësit (Shqipëri) dhe Tivarit (Mal i Zi). Shumë prej eksponentëve kryesorë të këtyre grupeve janë vendosur në Dubai të Emiratetve të Bashkuara Arabe. /Pamfleti