Nesti Angoni do bëhet Kryetari i Bashkisë Tiranë në Korrik!

“E ka thënë Veliaj brenda qelisë, që Blendi Gonxhe është Nesti Angoni. Se kush e ka bërë puçin, këtë e dinë ata!”

Kështu ka deklaruar gazetarja e njohur Anduena Llabani në studion e televizionit “MCN”, ka ka zbardhur një episod nga përgjimet ambientale që janë zhvilluar në qelinë e paraburgimit të Durrësit, ku mbahet kryebashkiaku Erion Veliaj.

Sipas saj, kryebashkiaku socialist që u arrestua falë një kallëzimi nga një qytetar që nuk ekziston dhe i vetëidentifikuar si Nesti Angoni, e ka mësuar se kush qëndron pas këtij identiteti të rremë dhe e ka kërcënuar përmes telefonit.

“Flasim për zgjedhjet që do bëhen në korrik. Nesti Angoni do të marrë Bashkinë e Tiranë. Në përgjimet ambientale që janë bërë në qelinë ku qëndron Veliaj, është përftuar dhe emri i personit që është Nesti Angoni.

Se Veliaj në komunikimet nga qelia ka komunikuar me shumë personazhe të njohur, por jo vetëm mediatik. Bëhet fjalë edhe për persona brenda partisë me të cilët ka komunikuar. Njëri prej tyre është Blendi Gonxhe. Do të shohim çdo thuhet në dosje dhe nëse Gonxhe do jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë”, është shprehur gazetarja Anduena Llabani.

Ajo ka vijuar më tej kur ka deklaruar se në muajin Korrik do të ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës dhe ministri Blendi Gonxhe, që qëlloi të ishte dhe deputeti më i votuar në Shqipëri në zgjedhjet e 11 Majit, do të jetë kryebashkiaku i ri.

“Flitet nga burime se në korrik do të kemi zgjedhje në Bashkinë e Tiranës, kemi pastrimin e të gjithë bashkisë nga njerëzit e Veliaj. Sinjalet e goditjes së Erion Velijat janë kapur në paraburgim. Nëse lufta ka nisur brenda Partisë Socialiste kjo është parë në mënyrën se si është sjellë kryetari i PS, me deklaratat e papritura ndaj Veliajt.

Nga survejimet dhe përgjimet ambientale dhe telefonatave në qeli, ka rezultuar se Erion Veliaj ka komunikuar dhe kërcënuar personin në fjalë.

Pse nuk kërcënoi person tjetër? Nëse Blendi Gonxhe ka qenë një nga emrat më të përfolur për Bashkinë e Tiranës, e kanë identifikuar si armikun kryesor të Erion Veliajt. E ka thënë Veliaj brenda qelisë, që Blendi Gonxhe është Nesti Angoni. Se kush e ka bërë puçin, këtë e dinë ata”, përmbylli gazetarja Anduena Llabani.