7 vite pa e parë motrën! Laert Vasili: Eshte ne SHBA, une kam fr*ke te shkoj, sepse po shkela atje do më

Aktori i njohur Laert Vasili ka rrëfyer për herë të parë në emisionin “E Diell” raportin që ka me familjen e tij dhe veçanërisht me motrën. Ai është shprehur se Ela jeton prej vitesh në Amerikë dhe ai ka shtatë vite pa e takuar.

“Elen e kam rritur, kur lindi ajo unë isha 7 vjeç. E kam rritur motrën, më merr shumë shpesh malli për të. Kemi jetuar për 20 vite në Athinë bashkë”, ka treguar aktori dhe finalisti i “Big Brother VIP 4”.

Laerti është shprehur se e motra jeton dhe punon në SHBA, ku dhe ka ndërtuar familjen e saj, por ai vetë nuk shkon dot atje sepse ka frikë se nuk do të kthehet më në Shqipëri.

“Është make up artiste në Amerikë, është e martuar me amerikan me origjinë greke. Unë nuk kam shkuar në Amerikë, kam frikë se nuk kthehem. Kam 7 vite pa e parë motrën. Edhe pse kanë kaluar shumë vite pa e parë, e dua shumë”, rrëfeu Laert Vasili.

Laerti ka treguar dhe për marrëdhënien me të atin e ndjerë, sesi kishte dëshirë të futej në rrugën e futbollit, por babai nuk e lejoi.

“Nëse do i hyja futbollit, sipas babait do i kisha premisat për t’u bërë rrugaç. Në vitin 1989 kur u aktivizova në teatër, kishin filluar arratisjet nga Saranda në Korfuz. Kështu që e quajti si e keqja më e vogël. Babi ishte idealist deri në fund”, ka thënë aktori.