Profecia e Kastriot Myftaraj: Edi Ramën do e heqin nga pushteti në 2027 të huajt

Kastriot Myftaraj, publicisti dhe analisti i ndjerë, i njohur për teoritë dhe parashikimet e tij të guximshme, pati deklaruar vite më parë se Edi Rama do të largohej nga pushteti në vitin 2027. Në atë kohë, profecia e tij u prit me skepticizëm nga shumë, por zhvillimet e fundit politike po i japin një tjetër dimension këtij parashikimi.

Sot, në vitin 2025, vendi ndodhet në një krizë të thellë politike dhe institucionale. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i konsideruar deri vonë si pasardhësi natyral i Ramës, ndodhet pas hekurave, i dënuar për akuza të rënda korruptive. Largimi i tij nga skena politike ka krijuar një boshllëk të papritur në kampin qeverisës dhe ka përshpejtuar debatet për trashëgiminë e lidershipit brenda Partisë Socialiste.

Në këtë sfond, po përflitet gjithnjë e më tepër mundësia që një femër të marrë drejtimin e vendit si kryeministre, një zhvillim që do të përbënte një kthesë të fortë historike për politikën shqiptare. Emrat nuk janë bërë ende publikë, por burime të afërta me maxhorancën flasin për lëvizje intensive në prapaskenë.

A ishte kjo ajo që Myftaraj parashikoi me saktësi? A është viti 2027 fundi i epokës Rama? Dhe nëse po, kush do të mbajë timonin në një periudhë të trazuar tranzicioni?

Nga varri, fjala e Kastriot Myftarajt vazhdon të ngjallë debat dhe reflektim.

Shkrimi i Myftaraj ne 2022!
Në 2027 Rama ia dorëzon pushtetin Veliajt, sipas pluralizmit sorosian ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Në një vend demokratik nuk dihet se kush do të jetë në pushtet pas një periudhe kohe. Merkeli ka qëndruar 16 vite në pushtet, por ka bërë koalicion me partitë e tjera.

Në shqyeri, që është një vend ku nuk ka demokraci ndodh që dikush largohet nga pushteti dhe ia lë dikujt tjetër partinë. Qysh nga vitit 2017 mund të thuhej me siguri se deri në 2029 do të fitojë PS.

Dorëzimi i pushtetit do të bëhet në vitin 2027, një gjë që do të verifikohet nga koha. Nuk është se po bëj një zbulim.

Dihej se në komunizëm kishte vetëm një parti që ishte PPSH dhe Enver Hoxha, do të ndërrohej, pritet që të zëvendësohej nga Mehmet Shehu, me partinë në pushtet.

PS do të rrijë në pushtet dhe pritet që të ndryshohet individi, nga Edi Rama tek Erion Veliaj. Ndryshimi do të bëhet duke u vonuar sa më shumë të mundet, por Ramës i kërkojnë të huajt.

Erion Veliaj do të bëhet kryeministër, sepse bashkisë ia ka pirë lëngun. Në vitin 2023 ai bën 8 vite në krye të bashkisë, ndërsa Rama bën 10 vite si kryeministër. Veliaj do t’i zërë vendin.