Banka e Shqipërisë ka vendosur kufij të rinj për raportin e kredisë ndaj vlerës së pasurisë dhe raportin e borxhit ndaj te ardhurave për kreditë që bankat japin për pasuri të paluajtshme rezidenciale.
Vendimi, i cili do të zbatohet nga 1 korriku 2025, synon të kufizojë rreziqet që lidhen me kredi dhënien, veçanërisht në kushtet e paqëndrueshmërisë ekonomike apo rënies së tregut të pasurive të paluajtshme.
Kjo do të thotë se Banka e Shqipërisë ka të gjithë indikatorët dhe matjet e saj, që e bëjnë të ketë prova të sigurta se flluska e çmimeve stratosferike të apartamenteve në Tiranë ka arritur pikun dhe se nga ky moment do të shfryhet.
Në fakt, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Paratë e trafiqeve të drogës dhe të korrupsionit politik, kanë krijuar një situatë fiktive çmimesh të larta, sidomos të kullave në qendër, ku cilësia apo investimi, nuk kanë asnjë përputhshmëri me vlerën e synuar të shitjes.
Kjo ka qenë një artificë spekulative, nisur nga fakti që trafikanti apo politikani i korruptuar nuk kanë ndonjë ngut dhe mund të presin sa të duan deri sa të shesin me çmimin absurd të vendosur.
Mirëpo kjo ka patur një efekt bumerang në të gjithë tregun imobiliar, duke afektuar edhe rritjen e çmimeve të apartamenteve “normale”.
Por nga 1 korriku flluska do të nisë shfryrjen dhe çmimet në apartamentet që blihen nga çiftet e reja dhe familjarët do të rikthehen në një normalitet, që parashikohet që nga 6 muaj deri në 1 vit të ardhshëm, të zbresin me 30%.
Duke blerë te projektet që janë zhvilluar me studim tregu dhe plan biznesi, çiftet e reja po bëjnë një investim gjithnjë e më të zgjuar dhe po na ndihmojnë të gjithëve që çmimet të zmbrapsin spekulantët dhe tregu të rikthehet në normalitet.
Ekspertët kanë vite që paralëjmërojnë se abuzimet e çmimeve në treg janë ciklike dhe s’mund të jenë të përjetshme. Në fund, tregu e vendos vetë normalitetin dhe ndaj mekanizmave të tij, spekulantët nuk mund të jenë pafundësisht imunë.
E pra, ky ëhstrë momenti i duhur për të investuar jo në kullat e flluskës imobiliare, por në projektet e zgjuara, në perfiferi, apo bregdet.
Sipas rregullores së re të diktuar nga BSH, kufijtë do te jene me te ulet per kredite ne valute te huaj dhe për blerjen e shtëpisë se dyte, duke reflektuar nivele me te larta rreziku. Bankat do te përfshijnë ne analize edhe borxhet e tjera te kredimarresit, ndersa lejohet nje perjashtim deri në 15% te kredive te reja per tremujor per raste qe i tejkalone këto kufij, perfshire edhe rifinancimet. Po ashtu, rekomandohet qe afati i shlyerjes se kredise te mos kaloje 30 vjet ose moshën e pensionit te klientit. Vendimi synon te garantoje nje sistem financiar me te qëndrueshëm dhe të mbroje si bankat ashtu edhe kredimarrsit nga ekspozimi i tepruar financiar.