Socialisteve iu ngec fitorja ne f*t! Edi Rama PARALAJMËRON f*rtunë në PS dhe qeveri! Kush do marre pushtet?

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme, në Pallatin e Brigadave, ekipin e deputetëve dhe kandidatëve të 11 Majit.

Rama ka paralajmëruar lëvizje në udhëheqjen e Partisë Socialiste dhe në qeveri.

“Kemi garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin dhe kemi bërë histori me vendin tonë brenda kësaj dekade. Kemi mësuar se për t’i arritur këto suksese, duhet një punë e madhe me veten. Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt”, tha Rama

“Duhet ta nisim nga vetja për të riparë nivelin e udhëheqjes, na duhet një mirëkuptim i plotë brenda nesh për të siguruar shqiptarët dhe BE me fjalë të përputhura me veprat se ne do ta përdorim fuqinë  e mandatit të katërt. Jemi ngjitur aq lart sa askush nuk e ka besuar. Duke u përpjekur të reflektojmë për këtë besoj se mbi të gjitha kjo ka ndodhur se kemi arritur të nxjerrim më shumë nga vetja pas çdo fitoreje. Sa më shumë të vetëkorrigjohemi ne aq më shumë do përfitojë Shqipëria. Unë me disa këtu nga koha e vjetër e kemi parë këtë familje në errësirë dhe dritë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhje me kandidatët socialistë për zgjedhjet, ka pranuar se qeveria e drejtuar nga ai, ka humbur një tjetër gjyq ndaj një pale tjetër që kërkon dëmshpërblim.

 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme të gjithë ekipin e Partisë Socialiste që garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të festuar fitoren e thellë me 83 mandate.

Kreu i qeverisë u shpreh se ata që nuk fituan apo nuk u përfshinë në zgjedhjet parlamentare, do të angazhohen në detyra të tjera nëse do të jenë të gatshëm.

Kreu i qeverisë nuk la pa përmendur edhe përplasjet e kandidatëve të Partisë Socialiste gjatë numërimit të votave preferenciale, situatë për të cilën Rama tha se “lufta” brenda familjes ka sjellë rendiment të lartë kolektiv.

“Ata që nuk fituan apo nuk u përfshinë në formacionet përfundimtare do t’i angazhojmë në detyra të tjera nëse do të jenë të gatshëm për këtë.

Disa nga shokët dhe shoqet që kishin rezerva për ashpërsimin e garës brenda llojit nga meraku i konfuzionit dhe sekëlldisë brenda familjes tonë, jam i bindur se përtej stresit, gara e brendshme solli rendiment të lartë kolektiv ndërsa madhështorët janë me kokë poshtë afro 14 shkallë nga 2021, në nivelin 32.9 për qind pasi zhvilluan në territor një garë aq inekzistente që më thoshin se nuk i shohim asgjëkundi.

Fatkeqësisht politika shqiptare do vazhdojë të mbetet e tillë, skizofrenike, e ndarë në dy universe paralele dhe ende më fatkeqësisht ky universi ynë, Shqipëria që përpiqet, punon, përparon, bie, ecën, ngrihet, gabon, vazhdon ecën përsëri, rritet dhe forcohet hap pas hapi, duke u respektuar ndërkombëtarisht dhe duke ngjitur gjithnjë e më shpejt shkallët drejt majës së anëtarësimit në BE do vazhdojë të mos reflektohet në pasqyrat mediatike përveçse si një bisht i një Shqipërie llafesh, sherresh e thashethemesh.”-tha Rama.

Më tej kryeministri solli rastin e një gjyqi në Apel ditën e sotme ku shteti shqiptar ka humbur 500 mijën euro për një aksident që ka ndodhur 8 vite më parë, por që nuk ka patur viktima.

Ndërsa po ashtu Rama shtoi se nga ana tjetër janë të panumërt shqiptarët që presin drejtësi në Apel prej vitesh.

“Nuk japim drejtësi për shumë shqiptarë. Nuk korrigjojmë dot gafat e drejtësisë. Sot kemi humbur një gjyq në Apel, ku i kërkohet shtetit të paguaj 500 mijë euro për një përplasje me makinë përpara 8 vjetësh në një rrugë ku s’ka pasur as të vdekur dhe të plagosur dhe ku shoferi me bashkë shoferen kanë pasur vizionin që të hedhin shtetin në gjyq si rezultat i përplasjes me makinë dhe rrezikut për jetën. Janë të panumërt shqiptarët që presin Apelin për vite të tëra.

Janë flagrante rastet u presim apelin e apelit me vite. Ky vendim u mor me shpejtësi të rrufeshme. Shteti u godit me 500 mijë euro. As për shtetin nuk i korrigjojmë dot gafat dhe poshtërsitë në sallat e gjyqeve. Por ama ne kemi në dorë dy gjëra për fatin e drejtësisë për Shqipërinë 2030. Të udhëheqim me forcën e shembullit,. Të jemi mburojë e pathyeshme për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë duke filluar nga SPAK, që do e mbështesim pa asnjë ekuivok”, tha  Rama.