‘Uli br*kët’ tek Ura e Leklit! Cfare po ndodh sot me Termet Pecin! Pas reagimit te femres qe u dyshua

Kjo është qeveria e Edi Ramës: më shumë se e korruptuar, është qesharake. Më shumë se e rrezikshme, është e neveritshme. Më shumë se e fuqishme, është e zbuluar…

Shqipëria ka parë shumë: ministra që ndërtojnë pa leje, që shpërndajnë tenderë si çokollata, drejtorë që i shpëtojnë SPAK-ut me kalë, sekretare që marrin fonde për “dokumente të brendshme”, oligarkë që s’kanë shkollë por kanë marrë gjithë Tiranën. Por një skenë si ajo e urës së Këlcyrës, nuk e kishim parë ende.

Aty ku duhej të kalonte vetëm ndonjë gomar me karrocë apo ndonjë biçikletë me dru, papritur u bë vendtakimi i një “operacioni sekret” me një USB misterioze dhe një makinë zyrtare. Dhe krejt papritur, shfaqet një burrë i revoltuar që filmon “momentin e tradhtisë kombëtare”, ndjek makinën si FBI, lajmëron policinë, dhe… zbulon një takim pune. Pa USB. Pa agjentë. Pa plane për grusht shteti.

Por pushteti tronditet. Pse? Sepse në këtë vend të qeverisur nga spektakli, edhe një grindje bashkëshortore është më e rrezikshme se një dosje në SPAK. Dhe në këtë rast, i gjithë mekanizmi shtetëror dhe mediatik që mbron përditë banditë realë, u trondit nga një grua, një burrë xheloz dhe një urë.

Në vend të hetimeve për kokainën që hyn nga portet, për kullat që ndërtohen me para droge, për kriminelët që fusin njerëz në lista deputetësh, na shpërtheu një serial me titullin “USB-ja e Këlcyrës”. Dhe më tragjikja? As USB nuk kishte.

E pra, kjo është qeveria që Rama ka ndërtuar prej vitesh: një karikaturë që funksionon në tym, me zhurmë dhe me telenovela. E mbushur me aktorë mediokër që zbresin nga makinat për të marrë “sekrete” në mes të urave, por që nuk dinë të lexojnë një dokument zyrtar.

Sot është Tërmet Peçi. Dje ishte një tjetër me kallëzime për “mallkime” dhe “shenja me dorë”. Nesër? Me shumë gjasë do jetë dikush që do përjashtohet nga partia për “shikim të dyshimtë” në kamerë.

Sepse kjo është qeveria e Edi Ramës: më shumë se e korruptuar, është qesharake. Më shumë se e rrezikshme, është e neveritshme. Më shumë se e fuqishme, është e zbuluar. Dhe kur zbulohet, i bien br*kët. Edhe në politikë, edhe nën urë./Pamfleti