E fundit! SPAK kontrrollon shtepine e deputetit te PS, gjen shuma te medha parash

SPAK ka bërë kontroll në banesën e deputetit të PS-së, Luan Dusha, pasi dyshohet se është përfshirë në krim elektoral gjatë fushatës zgjedhore parlamentare të 11 Majit.

Fillimisht oficerët e BKH, i kanë sekuestruar telefonin deputetit Dusha, por pas këqyrjes së tij, i janë drejtuar me një tjetër kërkesë gjykatës, duke kërkuar lejimin e kontrollit të banesës së zyrtarit të PS-së në Elbasan.

SPAK dhe BKH intensifikojnë hetimet për krimet zgjedhore në Elbasan, takim pune me drejtuesin e Prokurorisë, Kreshnik Ajazi.

Kontrolli i banesës është kryer nga oficerët e BKH, të cilët në këtë aksion janë shoqëruar dhe nga dy patrulla policie në policinë e Elbasanit.

Ende nuk dihet me saktësi se çfarë kanë gjetur në banesë, por verifikimet ndaj këtij rasti janë në veprim e sipër.

Janë sekuestruar 200 mijë euro cash në një banesë, por nuk dihet me saktësi nëse janë gjetur në shtëpinë e Luan Dushës apo në një banesë tjetër./ Ora News

Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontroll në banesën e një prej deputetëve socialist në Elbasan në kuadër të hetimeve të krimeve zgjedhore.

Raportohet se kontrolli i banesës është kryer pak ditë më parë në qytetin e Elbasanit dhe ligjvënësi i PS i përket legjislaturës së fundi.

Sipas burimeve janë sekuestruan shuma të konsiderueshme parash dhe dokumente kompromentuese lidhur me çështjet zgjedhore.

Ndërkohë, ditën e sotme Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë intensifikuar përpjekjet për hetimin dhe dokumentimin e krimeve zgjedhore në Qarkun e Elbasanit, një nga zonat më të ndjeshme dhe problematike gjatë proceseve elektorale të fundit.

Në këtë kuadër, një delegacion i përfaqësuesve të lartë të SPAK dhe BKH zhvilloi një takim të rëndësishëm pune me drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, z. Kreshnik Ajazi.

Takimi u fokusua në shkëmbimin e informacioneve operacionale, shqyrtimin e ecurisë së çështjeve penale të hapura dhe analizimin e praktikave hetimore që po ndiqen për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të përfshirë në manipulime zgjedhore.

Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se po hetohen disa raste konkrete që lidhen me blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, përdorim të paligjshëm të burimeve shtetërore gjatë fushatës si dhe përfshirje të personave me precedent penal në fushatat elektorale.