Erzen Brecani, menjehere nis te shijoje jeten, ja sa ka ndryshuar (Foto)

 

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani duket se i është kthyer jetës normale, pas muajve sfilitës në qelitë e paraburgimit dhe më pas “arrestit shtëpiak” ku e dërgoi Gjykata e Posaçme e Apelit.

Siç shihet dhe nga fotografia që ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook, Breçani është duke shijuar lirinë me një nga miqtë e tij.

Pas rreth tetë muajsh në qeli, që në Nëntori 2023 kur u prangos me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik droge dhe pastrim parash, në Korrik 2024 ai u la në arrest shtëpie. Ndërsa tani, duket se i ka mbyllur “hesapet” me drejtësinë.

Erzen Breçani është arrestuar gati dy vite më parë si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik lëndësh narkotike dhe pastrim parash, bashkë me funksionarë të shtetit dhe eksponentë të botës së krimit, mes tyre dhe vetë djali i Breçanit.

Grupi u godit pas zbërthimit të përgjimeve nga aplikacioni i komunikimeve sekrete “SKY”, të cilat autoritetet evropiane ia dërguan Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal.

Ndaj Erzen Breçanit rëndonte akuza e pastrimit të parave me HEC-et që ai ka ndërtuar në Valbonë, para këto që sipas organit të akuzës dyshohet se vinin nga trafikimi i drogës. Megjithatë, ai i ka mohuar vazhdimisht akuzat.