Sali Berisha bëhet ”yll Hollywoodi”! NETLIX bën gati dokumentarin për të ‘shk*tërruar’ SOROS dhe Edi Ramën

Një tjetër përplasje e fortë në arenën ndërkombëtare ka filluar të marrë vëmendje mediatike dhe politike për Shqipërinë. Pas debatit në Kongresin Amerikan mbi fondet e SHBA-së që, sipas dëshmive, janë kanalizuar drejt Fondacionit Soros për të ndikuar në drejtësinë shqiptare, dhe pas dokumentarit të transmetuar nga rrjeti prestigjioz ZDF/Arte mbi kapjen e institucioneve shtetërore në Shqipëri, në horizont shfaqet një tjetër projekt mediatik me ndikim potencial global.

Në një postim në rrjetin Facebook, Jamarbër Malltezi, anëtar i Partisë Demokratike dhe zëri i artikuluar i opozitës ndaj asaj që ai e konsideron “kapje e shtetit”, ka bërë të ditur se një producent i huaj po shqyrton mundësinë për realizimin e një dokumentari për platformën Netflix, që do të trajtojë pikërisht përdorimin e sistemit të drejtësisë si armë politike në Shqipëri, si dhe roli i George Soros dhe diplomatëve ndërkombëtarë në këtë proces.

Postimi i tij origjinal thotë:

“Në vijim të debateve ne Kongresin Amerikan ku u zbulua se paratë e SHBA ju kaluan Soros dhe u përdorën për t’i dhënë drejtësinë në dorë Edi Ramës që të luftojë liderin e opozitës konservatore, dhe pas dokumentarit të ZDF-arte mbi kapjen e çdo zyre shteti nga Edi Rama, një producent po mendon të bëjë një dokumentar për Netflix mbi përdorimin e gjyqësorit si armë politike në Shqipëri dhe rolin e Soros dhe diplomatëve.

Po kërkojnë së pari informacione sa më të detajuara (dhe më pas sugjerime se kush don t’i thotë në kamera) lidhur me:

  • rolin e fondacionit Soros në reformën në drejtësi;

  • rolin e fondacionit East-West të Soros në punët e drejtësisë (dhe të Delina Ficos ish-partneres së Ramës dhe gruas së ministrit të Ramës);

  • përzgjedhjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve (përdorimi i motrës së zv/kryeministrit si etalon për drejtësinë);

  • takime/komunikime të hapura apo jo të prokurorëve dhe gjyqtarëve me përfaqësues të qeverisë dhe eksponentë të Soros, përfshirë Yuri Kim (Edi Rama, Ulsi Manja, Taulant Balla ose Agaci); dinë që prokuroren e ka promovuar Taulanti nga Elbasani dhe takimet e Ulsit me Dumanin;

  • kërkesa ose urdhra që ish-ambasadorja ka bërë për prokurorët e SPAK për të proceduar penalisht Sali Berishën (kanë intervistën e Escobar);

  • takime të Taulant Ballës me Irena Gjokën te bar kafe Hilton;

  • informacione të tjera që të tregojnë cenimin e standardeve apo që gjyqësori është kthyer në armë politike.**

Nëse keni informacione të tilla ju lutem mi nisni me email ose messenger në Facebook. Ju konfirmoj ruajtjen e anonimatit sipas kërkesës suaj.”

Reagime të pritshme dhe ndikim ndërkombëtar

Ky njoftim pritet të krijojë jehonë të gjerë, jo vetëm për përmbajtjen, por edhe për përmasën që merr çështja nëse dokumentari realizohet për një platformë me audiencë globale si Netflix. Propozimi për të trajtuar Shqipërinë si një rast konkret të përdorimit të drejtësisë për qëllime politike do të rikthejë edhe një herë në vëmendje kritikat e vazhdueshme të opozitës për kapjen e sistemit të drejtësisë dhe përfshirjen e aktorëve ndërkombëtarë në mënyrë të njëanshme.

Nëse do të realizohet, dokumentari mund të sjellë pasoja të ndjeshme si në perceptimin ndërkombëtar të institucioneve shqiptare, ashtu edhe në raportet e ardhshme diplomatike të vendit.