Misteri! Ja pse kryeministri grek Mitsotakis nuk e ka uruar Ramën për rizgjedhjen si kryeministër i Shqipërisë?

Nga Spartak Ngjela

Kjo është një fitore për Shqipërinë, sepse tregon që kryeministri Rama nuk e ka përfillur aspak as kërkesën histerike të qeverisë greke dhe as bashkëpunimin e njëanshëm me Athinën, në kundërshtim me interesat kombëtare të Shqipërisë.

Greqia është një shtet që ka uzurpuar territore shqiptare, në mbi 40 mijë kilometra katrorë. Pse duhet që kryeministri shqiptar të shqetësohet nëse e ka uruar apo jo homologu grek? Nuk ka asnjë nevojë për këtë.

Në fakt, politika greke kërkon t’i bëjë presion kryeministrit shqiptar, sepse, siç duket, ka informacione se politika amerikane do të fillojë të flasë për Çamërinë si një territor shqiptar.

Në të njëjtën kohë, politika amerikane duket se ka të dhëna që Athina zyrtare po kërkon afrim politik me Rusinë. Dhe pikërisht këtu pritet të fillojë zyrtarisht çështja e Çamërisë.

Politika amerikane ka një nevojë urgjente për të dalë hapur në mbështetje të Shqipërisë për Çamërinë, njësoj siç e mbështeti Kosovën rreth 30 vite më parë në rrugën drejt pavarësisë.

Në fakt, kjo është koha e shqiptarisë. Sot ekzistojnë dy shtete shqiptare në Gadishullin Ilirik: Shqipëria dhe Kosova. Pse të mos jetë edhe një i tretë? Domethënë Çamëria. Këtë po presin shqiptarët. Dhe kjo do të vijë patjetër, sepse e kërkon historia dhe e vërteta shqiptare. Prisni dhe shikoni…